Në muajin e parë të pandemisë, u rritën shitjet vetëm në dyqanet e lagjeve, u tkurrën me 66% veshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e parë të marsit, koronavirusi që po përhapej me shpejtësi në botë dhe sidomos në fqinjin tonë Itali, i ngjante thjesht një filmi me aksion. Por, me deklarimin e dy rasteve të para me Covid-19 në vend, në datën 9 mars, filmi u bë shumë shpejt realitet. Gjithçka ndryshoi kryekëput.

“Që ditën e parë që u njoftuan rastet me Covid-19, në dyqan nuk hynte më asnjeri”, thotë Anila që administronte një njësi tregtimi veshjesh në një qendër tregtare në Durrës. Pak ditë më vonë, dyqani i saj, ashtu si dhe shumë të tjera në aktivitete të ndryshme u mbyllën për gati 2 muaj me urdhër të qeverisë. Edhe sot Anila nuk e ka hapur dyqanin e saj, pasi e kishte të pamundur të përballonte pagesat e shtyra të qirasë dhe për menaxhimin e ambienteve të përbashkëta.

Të dhënat e INSTAT për indeksin e tregtisë me pakicë tregojnë se në muajin mars, shitjet (indekset e vlerës) në kategorinë “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure” ranë me 66% në raport me marsin 2019, duke shënuar tkurrjen më të madhe nga të gjitha kategoritë e tjera (në shkurt shitjet e kësaj kategorie ishin rritur me 14.4%).

Në të kundërt, konsumatorët, të pasigurt për atë që mund t’u rezervonte e ardhmja, nxituan drejt blerjes së produkteve të domosdoshme ushqimore, kryesisht në dyqanet që kishin aty pranë. Po sipas INSTAT, indeksi i vlerës në “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” u rrit me bazë vjetore me 12.1%.

Ndonëse radhët në supermarket u shtuan, edhe për shkak të kufizimeve që u vunë në orare, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, shitjet e tyre ishin me rënie në mars. Indeksi i vlerës në “Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara”, u tkurr me 14.4% me bazë vjetore në mars.

Lexo edhe :  “Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira”, Bardhi takon raporteren për Shqipërinë në PE

Të dhënat tregojnë se përveç dyqaneve ushqimore të lagjeve, dhe shitjeve të produkteve farmaceutike , që u rritën lehtë me 0.4%, të gjithë të tjerët janë përballur me tkurrje të ndjeshme të shitjeve. Në total, indeksi I vlerës në tregtinë me pakicë u tkurr me 22% në mars, në krahasim me marsin 2019. Në shkurt, kur gjithçka ishte normale, ky indeks u rrit me 9.2% dhe në janar me 15.5%, me bazë vjetore.

Mbyllja në shtëpi dhe ndalimi i transportit publik bëri që tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara të bjerë me gati 40% në mars, ndonëse njësitë e tyre të tregtimit nuk u mbyllën në asnjë çast.

Individët e bizneset nuk blenë as pajisje të teknologjisë së informacionit, ndonëse puna nga shtëpia u kthye në një domosdoshmëri. Indeksi i vlerës i “Pajisje kompjuterike, informatike dhe te komunikacionit” u tkurr me 29% me bazë vjetore në mars.

Ndonëse të mbyllur në shtëpi, pakkujt i shkonte në mendje të merrej me rregullimin e saj. Indeksi i vlerës i “Paisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake” u tkurr me 40%, në raport me marsin normal të 2019-s.

Edhe shitjet e librave e gazetave ranë me 48%, teksa u mbyllën dhe njësitë e tregtimit të tyre në gjysmën e dytë të marsit.

Prilli, që ishte pothuajse totalisht i mbyllur pritet të rezultojë me shifra edhe më negative, ndërsa nga gjysma e majit hapja nis gradualisht, ndërsa qershori ishte pothuajse tërësisht i hapur. Por shifrat e indeksit të tregtisë me pakicë për tremujorin e dytë e më pas do të tregojnë se sa afatgjatë do të jenë në konsum pasojat e Covid-19. /Monitor/

 

 

Të fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Lajme të tjera

Web TV