“Nuk është lojë, rrezikohet jeta”, Manastirliu ndan foton e pacientit në gjendje të rëndë

113 563 lexime

77,499FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon fotografinë e një prej 85 pacientëve të prekur me koronavirus, të cilët po trajtohen aktualisht në spitalin Infektiv.

Ajo paralajmëron që të tregohet kujdes, pasi rrezikohet seriozisht jeta. Gjithë mesazhi i saj jepet teksa ndan fotografinë e një infermiereje, e cila asiston një pacient në gjendje të rëndë.

“Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv.

Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare! A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e Covid-19? Po, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri”, shkruan ministrja.

Manastirliu shton se nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi duke respektuar distancën, duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur higjienën vetjake dhe kolektive.

Situata në spitalin infektiv paraqitet e rënduar, ku në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar. Aktualisht janë 85 pacientë të shtruar në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me Covid-19, dhe 95 viktima./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rikthehet Champions League/ Juve me misionin përmbysje, në Manchester pritet duel “zjarri”

Sot në mbrëmje rikthehet magjia Uefa Champions League, pas një ndalese disa mujorëshe për shkak të pandemisë COVID-19. Një spektakël...

Rita Ora me forma fantastike, ja me kë po i kalon pushimet

Në këto ditë të nxehta vere, këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora nuk ka nguruar aspak që të tregojë linjat perfekte trupore. Britanikja prestigjioze...

Aksident/ Motorat përplasen ‘kokë më kokë’, humb jetën 49-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Peqin. Mësohet se dy motora janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin dhe për pasojë...

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 8 gusht 2020

Dashi Në dashuri duhet të bëni kujdes, pasi mund të hasni në debate të rrezikshme në raportin në çift. Mendohuni mirë para se të flisni....

Trump ndalon dy aplikacionet kineze në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ndalimin në SHBA të dy aplikacioneve kineze, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Sipas këtij urdhri, kompanitë amerikane ndalohen të...

Lajme të tjera

Web TV