Pandemia/ Meta kthen ligjin që ndëshkon median: Cënohet liria e shprehjes

113 563 lexime

77,486FansaPëlqeje

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20, datë 20.5.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’, të ndryshuar”.

Ky ligj është kthyer pasi Kuvendi, duke miratuar aktin normativ nr.20, datë 20.05.2020, të Këshillit të Ministrave që paraqitet si një akt që “lehtësonte” masat kufizuese për jo më shumë se 2 persona të pranishëm në një studio epidemie, në fakt përcakton një masë të rëndë administrative fikse, me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë ose vendosjen e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, ndërkohë që gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj, ka përfunduar vetëm 5 ditë pasi Kuvendi ka miratuar këtë akt.

Sipas argumenteve shoqëruese të Dekretit, kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional.

Sipas ligjit, ky sanksion që rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetuës.

Të fundit

Radhët e gjata në Kakavijë tensionojnë situatën, qytetarët bllokojnë rrugën

Situatë e tensionuar paraqitet ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në të cilën janë krijuar...

Pse u përplasën dy kolosët e letrave Kadare dhe Trebeshina

Studiuesi Behar Gjoka shkruan për një nga përplasjet më të mëdha mes shkrimtarëve, gjeniut Ismail Kadare dhe disidenti Kazem Trebeshina. Po pse ka ndodhur kjo...

Emri/ I shtruar tek Infektimi, virusi i merr jetën taksistit

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, teksa ishte i shtruar në spitalin Infektiv. Mësohet se viktima është një 60-vjeçar...

Zbulohen varre ilire nga barbarët dhe hidhen në lumin Vjosë

Gjatë punimeve të bëra në rrugën e Memaliajt janë zbuluar disa varre ilire, një prej tyre është edhe kjo varrezë e sjellë në rrjetet...

Miley Cyrus i i jep fund miqësisë me këngëtarin Cody Simpson pas miqësisë 1- vjeçare

Pas më pak se një viti çifti i këngëtarëve i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Sipas TMZ , portali më i njohur dhe më i...

Lajme të tjera

Web TV