Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi intervistohet në Hagë

113 563 lexime

77,499FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hyri rreth orës 13 në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Para se të hynte në ndërtesën e prokurorisë ai tha se ndodhet në Hagë për të respektuar për atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri shumetnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të përballem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, tha presidenti Thaçi.

Ai ritheksoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë, ndërsa nënvizoi besimin e tij “në në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është storie suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti Thaçi.

Publikimi i akuzave muajin e kaluar nxiti reagime në shkallë të gjerë dhe kritika ndaj prokurorisë veprimi i së cilës u cilësua nga vëzhgues në Kosovë si politikisht i motivuar.

Ajo bëri që të anulohet edhe një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë që pritej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Lexo edhe :  Meta takon ambasadorin zvicerian: E ardhmja e marrëdhënieve mes dy vendeve është premtuese

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Një vit më parë në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme./VOA

Të fundit

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan, shoferi largohet nga vendngjarja

Mbrëmjen e kësaj të mërkure mësohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qendër të Elbasanit, tek porta...

“Kujdes nga virusi”, apeli i Thaçit për qytetarët e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për më tepër kujdes në mbrojtjen e tyre kundër koronavirusit, në kohën kur vendi...

Pretendimin e Trumpit për Bejrutin hidhen poshtë nga zyrtarët amerikanë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka thënë të mërkurën se shumica e njerëzve besojnë që shpërthimi i së martës në Liban, i cili...

Çiklisti rrëzohet keq gjatë garës, përfundon në koma -VIDEO

Çiklisti holandez, Fabio Jakobsen pësoi një aksident të tmerrshëm gjatë një garë zyrtare. Aksidenti ndodhi në metra të fundit të fazës së parë të turneut...

Gazetari tregon incidentin që i ndodhi dhe si e shëroi për 5 ditë mjekja alternative

Gazetari Ervin Baku ka treguar incidentin që i ka ndodhur 10 ditë më parë, që ka djegur gishtin e madh dhe gishtin tregues të...

Lajme të tjera

Web TV