Reforma Zgjedhore/Roland Qafoku: Opozita nuk duhet të ketë frikë nga listat e hapura

113 563 lexime

77,496FansaPëlqeje

Intervistë me Roland Qafolkun për Gazetën Fjala 

Marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, mes përfaqësuesve të PS, PD, LSI dhe Rudina Hajdarit nga opozita parlamentare, u konsiderua si “sukses politik” mes palëve, por duket se gjithçka mund të kthehet në pikën zero, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të vendosë një “shtesë mbi platformën e dakordësuar që ka të bëjë me opsionin e “listave të hapura”. Sa e rrezikon ky qëndrim çështjen Reformë Zgjedhore?

Unë mendoj, jo vetëm që listat e hapura nuk e dëmtojnë reformën zgjedhore, por është pikërisht ajo që duhej. Thembra e Akilit në demokracinë tonë kaq të brishtë është dhe mbetet pikërisht sistemi me listat e hapura dhe si e tillë duhet ajo që Rama e tha duke na habitur të gjithë, dhe që duhet të zbatohet pa habitur kërkënd.

Nëse kësaj që tha Rama do t’i dalë dikush kundër, atëherë viktimë e saj do jetë vetëm opozita. Në fakt, opozita duhet të jetë më e çliruara. Ajo kurrë nuk duhet të ketë frikë nga listat e hapura dhe si e tillë duhet të jetë lokomotiva që duhet të tërheqë trenin që zgjedhjet e vitit 2021 të realizohen me lista të hapura.

Në daljen publike, Rama e justifikoi këtë shtesë dhe ndryshim kursi si nevojë dhe respekt për opozitën parlamentare, e cila e ka kushtëzuar votën e saj me “listat e hapura”, nga ana tjetër, PD-ja këmbëngul që nuk do të pranojë asnjë votim në Parlament, i cili deformon platformën e dakordësuar mes palëve.

Opozita parlamentare nuk duhet injoruar, për faktin që është opozita zyrtare. Nëse ndodh e kundërta, atëherë ne vijojmë të funksionojmë jashtë sistemit. Kjo nuk është normale. Unë e kam thënë edhe herë të tjera. Djegia e mandateve është një nga vendimet më të gabuara të Partisë Demokratike që nga themelimi i saj, dhe si e tillë ajo po e vuan dhe do ta vuajë, madje edhe kur të vijë në pushtet këtë vendim absurd.

Jam i bindur dhe parashikoj që kur Lulzim Basha të jetë kryeministër, opozita e PS-së do të synojë të bëjë të njëjtën gjë. Opozita aktuale në Parlament nuk mund të injorohet dhe derisa ajo ka fjalën e vet edhe në Këshillin Politik, dhe është e drejtë që mendimi i saj të merret parasysh. Aq më tepër që ky vendim ka një çështje thelbësore, listat e hapura.

Lexo edhe :  Arrestohen të rinjtë në Korçë, po transportonin 14 emigrantë të paligjshëm

Marrëveshja e 5 qershorit u arrit me imponimin e hapur nga treshja ambasadorëve, të SHBA-së, BE-së dhe të Britanisë, a është kjo një sfidë e qeverisë dhe e deputetëve opozitarë ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë?

Nuk mendoj se është sfidë e politikanëve në Parlament kundër ndërkombëtarëve. Të shkretët ndërkombëtarë, u duhet të pajtojnë palët e politikës shqiptare, pavarësisht tekave. Por nëse palët bien dakord për listat e hapura, nuk ka ndërkombëtar që mund të dalë kundër. Jam sërish i bindur që mes konsesusit të parë dhe konsensusit të dytë me listat e hapura, ndërkombëtarët janë me të dytin.

Kështu që të mos bëjmë fajtorë ndërkombëtarët, nëse realizohet sistemi i listave të hapura. Vetëm listat e hapura do të tregojnë realisht se sa të votuar janë kandidatët dhe politikanët shqiptarë. Madje, edhe ata apo ato që krekosen dhe fryhen si gjela për të vetmin fakt se e kanë mirë me kryetarin. Tani le të krekosen se e kanë mirë me popullin. Listat e hapura janë prova.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, por edhe zëra të rëndësishëm në Bruklsel bënë thirrje që të votohet pa asnjë ndryshim apo shtesë marrëveshja e 5 qershorit, por Rama duket i vendosur për “shtesë në mënyrë të njëanshme”. Nëse votohet pa “aprovim ndërkombëtar”, sa i rrezikon kjo zgjedhjet e ardhshme?

E thashë edhe më sipër. Zgjedhjet nuk rrezikohen, nëse aplikohet parimi i listave të hapura. Është thelbësore për një demokraci si e jona. Nuk do të ketë më deputetë fals. Nuk do të ketë më deputetë që nuk i njeh kush. Nuk do të ketë më deputetë që vlejnë vetëm se e kanë mirë me kryetarin dhe ata rreth kryetarit. Do të ketë vetëm deputetë që i voton populli. Do të ketë deputetë të kuotuar dhe kjo është primare në një demokraci. Unë nuk besoj që ndërkombëtarët do të tregojnë pakënaqësi, sepse miratohet sistemi i listave të hapura.

Të fundit

“Faktet janë kokëforta”/Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Ja grup-moshat më të rrezikuara

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin social ka treguar se në bazë publikuar një studim...

Bejrut/ Fotoja bën xhiron e rrjetit, kjo heroinë shpëtoi tre foshnja!

Foto emocionuese! Në këtë imazh shfaqet një infermiere e cila pavarësisht se ishte e rrethuar nga dhjetëra trupa të plagosur e xhama të thyer,...

Balla nga Saranda: PS u vendos në anën e duhur të historisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe deputetët Alket Hyseni dhe...

Tragjedia në Bejrut/Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Jemi pranë popullit libanez

Lidhur me ngjarjen tragjike në Bejrut të Libanit, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur ngushëllime. Ambasadorët Shqiptarë theksojnë se “Humbjet e jetëve, plagosjet, por edhe...

“Si i shpëtova shpërthimit apokaliptik në Bejrut”, flet shqiptarja rezidente në Liban

Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë botë! Megjithatë, shumë rastësi të mbledhura bashkë bënë që një shqiptare t’i shpëtojë mrekullisht shpërthimit të tmerrshëm që...

Lajme të tjera

Web TV