Robert De Niro, në rrugë për shkak të koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori, i cili zotëron një zinxhir hotelesh dhe restorantesh, dyshohet se humbi më shumë se pesë milionë dollarë për shkak të pandemisë.

Robert De Niro është pothuajse në rrugë. Aktori e pranoi vetë këtë, pasi ish-gruaja Grace Hightower, e çoi në gjyq për rritje të fondeve. Pandemia ka shkaktuar një goditje serioze në dy iniciativa të drejtuara nga aktori, zinxhiri i restoranteve Nobu dhe Hoteli Greenwich, në Manhattan.

Sipas avokates së tij, Caroline Krauss, De Niro do të kishte humbur tre milionë dollarë vetëm në muajin prill, për një total prej mbi pesë milionë që nga fillimi i emergjencës.

Shkurtime ushqimore – Hightower dhe fituesi i dyfishtë i Oskarit ishin të martuar për njëmbëdhjetë vjet, para se të divorcoheshin, në vitin 2018.

Gruaja vendosi ta çojë De Niron në gjyq, sepse pa që iu zvogëlua kufiri maksimal i kartës së kreditit nga 100 mijë në 50 mijë dollarë. “Vendimi buron nga problemet e saj financiare”, saktësoi avokati i aktorit.

Ai gjithashtu zbuloi se, nga një marrëveshje midis të dyve, De Niro pritet të paguajë një milion dollarë në vit për gruan e tij për ushqim, për sa kohë që të ardhurat e tij nuk bien nën 15 milionë dollarë.

Burimi: tgcom24 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundja virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga...

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Lajme të tjera

Web TV