Thaçi merret në pyetje sot në Hagë, flamuri i UÇK-së vendoset para Prokurorisë

113 563 lexime

77,479FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të merret sot në pyetje lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Para Prokurorisë speciale në mbështetje të Thaçit, qysh në mëngjes, është vendosur një flamur kuq e zi me logon e UÇK-së.

Mësohet se autori i vendosjes së flamurit është Valon Avdija nga Istogu, i cili jeton në Belgjikë.

Thaçi do të merret në pyetje si ish-drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidhur me afro 100 vrasje të ndodhura gjatë luftës me Serbinë.

Një javë më parë zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, njoftoi se ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çdo të thotë të jesh tiranas? Ja si përgjigjet Parid Turdiu

Parid Turdiu ka folur për Fjala edhe lidhur me origjinën e tij teksa ka treguar se çdo të thotë...

Ndërron jetë nga Covid-19 zyrtari i Partisë Socialiste

Bëhet fjalë për Ndue Ndocin, kreun e PS-së në njësinë numër 11 në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët...

Parid Turdiu: Katunarët në Shqipëri kanë shpërthyer zinxhirët

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut dhe vëllai i Silva Turdiut, i cili banon në SHBA prej 30 vitesh, në një intervistë ekskluzive për...

Parashikimi i motit, e shtunë 15 gusht 2020

Territori Shqiptar gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore. Por orët e mesditës dhe pasdites shtojnë vranësirat në...

Lajme të tjera

Web TV