Vuante nga kanceri, aktori i njohur John Travolta humb gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kelly Preston, bashkëshortja e aktorit, John Travolta,  e ka humbur betejën me kancerin në gji dhe ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

Preston, e cila luajti në role përkrah aktorëve të njohur duke filluar nga Tom Cruise te “Jerry Maguire”, ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dy vjet më parë.

“Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi me guxim dhe kishte dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve”, u shpreh aktori me hidhërim të madh.

Preston pati një karrierë të gjatë aktrimi në filma dhe televizion, herë pas here duke u shfaqur së bashku në filma me burrin e saj, përfshirë këtu edhe “Battlefield Earth” në vitin 2000. Ajo luajti përballë Kevin Costner në filmin “For the Love of the Game”, 1999 dhe në vitin 2004 u shfaq në videon e këngës të Maroon 5 “She Will Be Loved”.

Dyshja e cila ishte e martuar prej 28 vjetësh kishin 3 fëmijë së bashku. Preston dhe Travolta u martuan në një ceremoni në Paris në 1991 kur ishin në pritje të ëmbël të djalit të tyre të parë, Jett.

Jett vdiq në moshën 16 vjeçare në janar 2009 në shtëpinë e pushimeve të familjes në Bahamas.

“ Ishte Kelly ajo që zgjodhi ta mbante betejën e saj private ajo kishte kaluar disa herë trajtim mjekësor, të mbështetur nga familja dhe miqtë e saj më të afërt. Ajo kishte një shpirt të ndritshëm, ishte e dashur dhe plot jetë kudo që ndodhej.” – kështu është shprehur një nga përfaqësuesit e familjes tek mediat. /Sa.Ka. Fjala.al/

Lexo edhe :  Aferat seksuale në punë/ Albi Nako “plas” bombën: Më janë vëtëofruar, por unë…

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV