Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ku një 30-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ka.Li/fjala.al