Muskulozë si yje Hollywood-i/Foto e shumë viteve më parë e tre anëtarëve të forcave speciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesi dhe këshilltari i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, Hile Lushaku ka postuar në rrjetet sociale një foto të vjetër që i përket shumë viteve më parë të tre anëtarëve të forcave speciale të Policisë.

Bëhet fjalë për tre nga më të njohurit dhe më të mirët: Vasillaq Sota, Astrit Martiri dhe Ndue Doda. Ata shfaqen të tre së bashku dhe janë fotografuar gjatë një stërvitje në plazhin e Golemit.

Në foto vihen re format e tyre të tonifikuara me shumë muskuj ku ngjajnë si yje “Hollywood-i”. Kujtojmë se në atë kohë nuk kishte as palestra dhe as medikamente stimuluese për muskujt, por janë forma “bio”.

Vasillaq Sota nga Vlora mbahet mend dhe për ngjarjen e vitit 1996 teksa çarmatosi një person me granatë pasi kërcënoi ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë një tubimi.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV