Nxori në pritë biznesmenin Billa, dy dëshmitë kontradiktore që rëndojnë pozitën e 26-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rëndohet pozita e Adjola Lakrës, vajza e cila u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u qëllua për vdekje me 19 plumba në 11 qershor në zonën  “Komuna e Parisit”.

Sipas prokurorisë, vajza zhduku telefonin me të cilin kishte komunikuar prej muajsh me ish të dënuarin Hekuran Billa pasi kishte krijuar marrëdhënie intime me të.

Dyshime të forta për këtë çështje vijnë pas dy dëshmive kontradiktore të Lakrës, ku në dëshminë e parë ka deklaruar se kishte në përdorim një ‘iPhone X10’ me ngjyrë gold por kishte dy numra të ndryshëm , njërin të cilin e përdorte vetëm për “whats app” dhe numrin tjetër për thirrje telefonike.
Adjola ka deklaruar se këtë telefon e ka shitur në zonën e dollarit 2-3 ditë pas vrasjes së Billës.

“Unë kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës ‘iPhone X10’ me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në whatsapp dhe tjetrin për të kryer thirrje. Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin whatsapp, por nuk më kujtohet numri. Aparatin telefonik me të cilin komunikoja me Hekuranin e kam shitur diku rreth 2-3 ditë pas ngjarjes, tek “dollari” në qendër të qytetit. Nuk mbaj mend se në emër të cilit person ka qenë i regjistruar ai numër, por di që e kam përdorur rreth 1 vit e gjysmë. Ndërsa numrin tjetër, e kam pasur të regjistruar në emrin tim”, ka deklaruar vajza. 

 Por në deklaratën e dytë 26-vjeçarja nuk I ka qëndruar besnike kësaj deklarate duke thënë se telefonin e kishte thyer nga dëshpërimi pasi mësoi lajmin e vrasjes së të dashurit të saj.

“Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa. Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje. Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person. Në telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi”, 

Për hetuesit këto deklarata janë të dyshimta dhe Lakra është përpjekur të fshehë gjurmët duke mos dorëzuar celularin me të cilin komunikonte me Billën.

Adjola Lakra ka mohuar të ketë nxjerrë në pritë kuksianin Billa, por nuk ka mundur ta binde drejtësinë ta lërë të lirë, pasi edhe gjykata e Apelit e konfirmoi dy ditë më parë masën e arrestit me burg për të. Si i dyshuar kryesor për vrasjen e Hekuran Billës është arrestuar, Viktor Marku. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Lajme të tjera

Web TV