Pse njerëzit i tremben numrit 13-të?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit thonë se të paktën 10% e popullsisë kanë frikë nga numri 13.

Çdo vit frika edhe më specifike e së premtes 13, për të cilën ka edhe një emër – paraskevidekatriaphobia, çon në humbje financiare mbi 800 milionë dollarë në vit, pasi njerëzit shmangin martesat, udhëtimet dhe në raste më ekstreme, nuk shkojnë as në punë.

Por, çfarë e bën 13-ën numër kaq të pafat dhe si nisi kjo besëtytni numerike?

Një mit i hershëm lidhur me “origjinën e frikës”, siç transmeton Gzeta Shqiptare, përfshinte Kodin e Hammurabit, i cili cilësohet si një prej dokumenteve juridikë më të vjetër në botë.

Thuhet se nga ky dokument u hoq ligji i 13-të i tij nga lista e rregullave ligjore, ndërkohë që një teori më realistike thotë se nuk ishte asgjë veçse një gabim klerik, i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti ta përfshinte atë rresht të tekstit.

Matematikanët dhe shkencëtarët, ndërkohë, tregojnë për mbizotërimin e numrit 12, që shpesh është konsideruar si një numër “perfekt” në botën antike. Sumerët e lashtë e zhvilluan sistemin numerik duke u bazuar tek 12-ta, që sot përdoret ende për matjen e kohës: kalendarët kanë 12 muaj, një ditë e vetme përbëhët nga dy 12-orëshe, etj.

Duke qenë kaq afër numrit perfekt, 13-ta nisi të identifikohej si i kundërt me të. Kjo frikë nga e panjohura solli dy teori të tjera popullore për numrin e pafat 13 dhe që të dyja rrotullohen rreth paraqitjes së një të ftuari të 13-të në dy ngjarje antike: Në Bibël, Judas Iscariot, i ftuari i 13-të për të mbërritur në Darkën e Fundit, është personi që tradhton Jezusin.

Lexo edhe :  Egjipti i lashtë: Zbulohet misteri i varrezave të duarve të prera

Loreja e lashtë e Norvegjisë (pjesë e mitologjisë norvegjeze) pohon se e keqja dhe trazirat u prezantuan për herë të parë në botë nga paraqitja e zotit të pabesë dhe djallëzor Loki në një darkë në Valhalla. Ai ishte i ftuari i 13-të, duke mërzitur ekuilibrin e 12 perëndive tashmë në pjesëmarrje.

Duket sikur fobia ndaj numrit 13 është një fenomen kryesisht perëndimor. Disa kultura, thjesht kanë zgjedhur një numër tjetër si të pafat, për shembull, numri 4 shmanget në pjesën më të madhe të Azisë, shkruan Anabel.

Sipas Qendrës së Menaxhimit të Stresit dhe Institutit të Fobisë në Asheville të Karolinës së Veriut, në SHBA, më shumë se 80% e ndërtesave nuk kanë një kat të 13-të dhe shumica e hoteleve, spitaleve dhe aeroporteve e shmangin përdorimin e këtij numri për dhoma ap porta.

Në një pjesë të mirë të Azisë Lindre dhe Juglindore, ku më shumë njihet tetrafobia (frika ndaj numrit 4), zor se do të gjeni përdorimin e numrit 4, kjo falë tingujve të ngjashëm në shqiptim të fjalëve “katër” dhe “vdekje”

Të fundit

Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin: Marrëdhënia është shumë e mirë

Edhe pse kanë vite të ndarë dhe secili ka vijuar jetën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Veli do...

Si do të aplikohet rritja e pagave?/ Ibrahimaj sqaron skemën

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, doli pak më parë në një deklaratë për mediat, ku shpjegoi reformën e pagave. Ibrahimaj tha se...

Temperatura deri në 28 gradë dhe…/ ‘Kapriçot’ e motit për ditën e nesërme

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimit të SHMU. Pritet të ketë kthjellime në pjesën...

Hyn në fuqi ligji i pagave/ Ata që paguhen deri në 50 mijë lek, nuk do tatohen

Pagat nga 0-50 mijë lekë nuk do të tatohen.Duke nisur nga 1 qershori tatimi mbi pagat do të përllogaritet me fasha të ndryshme. Nga këto...

Rama takim ‘kokë më kokë’ me Zelenskyn, zbardhen bisedimet

Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Moldavi. Lajmi është bërë...

Lajme të tjera

Web TV