Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku mund të transferohet te skuadra e Aris e Selanikut.
Ky ekip po tenton që të marrë sulmuesin e Shqipërisë, që aktualisht luan për skuadrën spanjolle të Malagas bëjnë me dije burime të Fjala.al.
Këto burime shtojnë se Sadiku është një nga lojtarët që kërkohet me ngulm nga grekët.
Megjithatë transferimi i “bomberit” të Shqipërisë është ndërlikuar për shkak të rrogës së lartë të Sadikut te Malga, plot 500 mijë euro. Por nëse kjo marrëveshje nuk arrihet atëherë Sadiku është i detyruar të kthehet te Levante
Rikujtojmë se skuadra greke tentoi edhe verën e kaluar që ta blinte sulmuesin shqiptar.ka.ta/Fjala.al/