Shënohen katër viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë janë regjistruar katër vdekje nga koronavirusi dhe 119 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Kështu u tha në një konferencë për media, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike raporton rel.

Të dhënat i referohen testimit të 420 mostrave më 14 korrik, me metodën RT-PCR.

Sipas këtyre të dhënave, numri i viktimave ka shkuar në 112 ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237. Ndërkaq, 92 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 2462.

Raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2663.

“Situata ka filluar të normalizohet, të jetë më e qetë dhe më nën kontroll”, tha drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi tha se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 492 raste të konfirmuar apo të dyshuar me sëmundjen COVID-19.

Prej këtij numri, 314 raste janë të konfirmuara me COVID-19, ku 177 prej tyre po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 137 të tjerë në spitalet rajonale.

“Prej numrit të të konfirmuarve kemi 13 pacientë me ventilim mekanik, pra të intubuar që i cilësojmë si në gjendje kritike”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se në spitalin e Prizrenit janë shtuar edhe dhjetë shtretër për mjekim intensiv.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Meta po hetohet si Ahmetaj”, gazetari zbulon detajet nga dosja e SPAK

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas...

“Forbes”: Shqipëria në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv

Gjiganti mediatik amerikan “Forbes” ka zgjedhur Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv. Një ndër destinacionet më të bukura evropiane për të vizituar...

Si ndikon rrëmuja në trurin e njeriut?

Ka nga ata që punojnë të qetë vetëm mbi një tavolinë të pastër dhe në dhoma me një mobilim minimal. Por ka të tjerë...

Rusia paralajmëron Europën: Nëse sekuestroni pasuritë tona…

Një aleat i presidentit Vladimir Putin paralajmëroi sot Europën se Rusia tashmë ka hartuar legjislacionin për t’u hakmarrë nëse Perëndimi sekuestron afro 300 miliardë...

Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan/ Arrestohet shoferi

Policia e Shtetit ka arrestuar 63-vjeçarin, me inicale R.K, pasi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip "Benz", ka aksidentuar një...

Lajme të tjera

Web TV