Fundi i kampionatit më jonormal në historinë e futbollit është shumë afër. Një Ligë që Real Madrid do ta ‘pushtojë’ këtë të enjte nëse mposht Villarreal.
Reali do ta realizojë atë duke luajtur larg Bernabeut, pa audiencë dhe gjithashtu pa festime. Kryesuesit e La Ligës kanë bërë thirrje që tifozët të mos grumbullohen dhe të mos festojnë në vende publike.
Nga politikanët dhe institucionet në Spanjë janë bërë thirrje për përgjegjësinë e tifozëve dhe për të ruajtur me çdo kusht distancën raporton La Vanguardia.
Në mesazhet e Ministrit të Shëndetësisë, Salvador Illa dhe drejtorit të Qendrës për Koordinimin e Alertëve të Shëndetit dhe Emergjencave, Fernando Simon , bëhen thirrje për t’u shmangur festimet publike.
“Bëjmë apel për të shmangur festimet publike në ditët në vijim për të mos përhapur akoma më shumë koronavirusin”.-shkruhet në postimin e tyre në Twitter.
Ky mesazh ka ardhur edhe nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe nga La Liga.
“Këtë vit duhet të festojmë suksesin e skuadrave nga shtëpia, me familjen, në grupe të vogla, në ballkone apo përmes rrjeteve sociale”,-thuhet në deklaratën e përbashkët.ka.ta/Fjala.al/