Përfundon dita e katërt e intervistimit të Hashim Thaçit në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar edhe këtë të enjte intervistimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Thaçi ka qëndruar sërish për 7 orë në prokurori, ku ka hyr atje që prej orës 14:00 dhe ka dalë pas orës 20:00, por sërish i heshtur.

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me detajet apo zhvillimet që kanë ndodhur në këtë intervistim të gjatë.

Thaçi ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur për tre ditë, duke mos komentuar për asgjë çka është biseduar brenda godinës së  Speciales,  përveç ditës së parë të marrjes në pyetje, ku foli për mediat edhe para hyrjes edhe në daljen pas gjashtë orësh.

Unë sot kam dëgjuar  shkëmbimet e teknaliteteve të  ndryshme mes avokatit, Z. Prosper dhe prokurorëve për çështje sqaruese e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër.”– u shpreh të hënën Thaçi.

Pavarësisht se aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin e 27 qershorti me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij. Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Rikthim ‘rrufe’ në qeli: Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua, arrestohet autori

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari Ardian Isufi vodhi një automjet, duke u shpallur në...

Lajme të tjera

Web TV