Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rikthehet dënimi me vdekje në SHBA, 6 historitë e bujshme të ekzekutimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria amerikane ka ekzekutuar pas 17 vitesh një të dënuar me vdekje. Bëhet fjalë për Daniel Lewis Lee, 47 vjeç, nga Yukon, Oklahoma. Ai vdiq nga një injeksion vdekjeprurës mëngjesin e së martës, në burgun federal në Terre Haute, Indiana. Lee, një ish-supremacist i bardhë, u dënua në Arkansas për vrasjet e vitit 1996 të tregtarit të armëve William Mueller, gruas së tij, Nancy, dhe vajzës së tyre 8-vjeçare Sara Powell.

“Nuk isha unë”, tha Lee vetëm disa momente përpara se të ekzekutohej. “Kam bërë shumë gabime në jetën time, por nuk jam vrasës… Ju po vrisni një njeri të pafajshëm.” Ekzekutimi i tij, i cili erdhi në kundërshtim me familjen e viktimave, u krye pas një vargu përplasjesh ligjore që përfunduan kur Gjykata Supreme u largua të martën me një vendim me 5 vota pro dhe 4 kundër.

Vendimi për të ecur përpara me ekzekutimin – i pari nga Byroja e Burgjeve që nga viti 2003 – është kritikuar nga grupet e të drejtave civile dhe të afërmit e viktimave të Lee. Ndërsa kritikët kanë argumentuar se administrata Trump, e cila po bën presione për ekzekutimet, po krijon një urgjencë të panevojshme për përfitime politike.

Dy të burgosur të tjerë federalë janë planifikuar gjithashtu të ekzekutohen më vonë këtë javë, dhe një i tretë në muajin gusht.

Qeveria është përpjekur të vazhdojë përpara me ekzekutimet përkundër shumë pyetjeve pa përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e protokollit të ri të ekzekutimit”, tha Shawn Nolan, një nga avokatët e burrave që po përballen me ekzekutimin federal.

Zhvillimet ka të ngjarë të shtojnë një front të ri në debatin kombëtar rreth reformës së drejtësisë penale, në vazhdën e zgjedhjeve të vitit 2020. Ekzekutimi i Lee ishte caktuar për të hënën pasdite, por u vu në pritje vetëm disa orë më parë nga një gjykatës i Gjykatës së Qarkut në SHBA, ndikuar nga shqetësimet e të burgosurve për mënyrën se si duheshin kryer ekzekutimet.

Vonesa erdhi gjithashtu pasi të afërmit e viktimave argumentuan se do të rrezikoheshin nga koronavirusi, nëse do të udhëtonin për të marrë pjesë në ekzekutim. Lee u ekzekutua të martën, në orën 4 të mëngjesit, brenda një dhome të vogël brenda burgut të Terre Haute.

Ai mori frymë thellë përpara se t’i injektohej droga, si dhe lëvizi pa reshtur këmbë e duar. Ai gjithashtu ngriti kokën për të parë përreth. Në pak çaste gjoksi i tij nuk lëvizi më. Të afërmit e të vrarëve nga Lee në vitin 1996 e kundërshtuan me forcë ekzekutimin e tij dhe argumentuan gjatë se meritonte një dënim të përjetshëm në burg. “Kjo nuk po bëhet në emrin tonë”, tha një i afërm i familjes së vrarë.

I bashkëpandehuri i Lee u dënua me burgim të përjetshëm. Chevie Kehoe, nga Colville, Uashington, e rekrutoi Lee në vitin 1995, për t’u bashkuar në organizatën e tij supremaciste, të njohur si Republika e Popullit Arian.

Dy vjet më vonë ata u arrestuan për vrasjet e tregtarit të armëve William Mueller, bashkëshortes së tij dhe vajzës së vogël në Tilly, Ankansas, rreth 75 milje në veriperëndim të Little Rock. Lee dhe Kehoe, të veshur me uniformë policie, po e prisnin Muellerin në shtëpi për ta ekzekutuar, sipas dokumenteve të gjykatës.

Kur Mueller u kthye në banesë, Lee dhe Kehoe po i bënin ndërkohë presion bashkëshortes dhe vajzës së tij. Këtë të fundit e morën në pyetje, se ku mund të gjenin para, armë dhe municione. Dyshja gjeti dhe mori afërsisht 50 mijë dollarë. Pas grabitjes, torturimit dhe vrasjes, prokurorët pretendojnë se Lee i mbuloi kokat e viktimave me një qese plastike dhe i hodhi në lumin Illinois Bayou.

Trupat e viktimave u gjetën pesë muaj pasi ata u zhdukën. Më 4 maj 1999, një juri në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së, për rrethin lindor të Arkansasit, e shpalli Lee fajtor për vepra të shumta, përfshirë tri akuza për vrasje, dhe ai u dënua me vdekje.

Ndërsa Kehoe mori tri dënime të njëpasnjëshme me burg të përjetshëm dhe gjendet aktualisht në burgun e sigurisë së lartë të Firences, në Fremont County, Kolorado. Ka pasur dy ekzekutime shtetërore në SHBA që nga mbyllja e detyruar e pandemisë në shkallë vendi në mes të marsit – një në Teksas dhe një në Misuri, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.

Lexo edhe :  Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin shkollë-komunitetit

Alabama kreu një në fillim të marsit. Ekzekutimet në nivelin federal kanë qenë të rralla dhe qeveria ka vendosur për vdekjen e vetëm tre të pandehurve që nga rikthimi i këtij dënimi më 1998 – së fundmi më 2003, kur Louis Jones u ekzekutua për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një ushtari të ri në vitin 1995.

Megjithëse nuk ka pasur një ekzekutim federal që nga 2003-shi, Departamenti i Drejtësisë ka vazhduar t’i aprovojë ndjekjet penale të dënimit me vdekje dhe gjykatat federale kanë dënuar plot të pandehur.

Në vitin 2014, pas një ekzekutimi shtetëror në Oklahoma, presidenti Barack Obama i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të bënte një rishikim të gjerë të dënimit kapital dhe çështjeve që lidhen me drogat vdekjeprurëse.

Por prokurori i përgjithshëm tha korrikun e kaluar se “epoka Obama ka përfunduar”, duke u hapur kështu rrugën ekzekutimeve. Ai aprovoi një procedurë të re për injeksione vdekjeprurëse që zëvendëson kombinimin tribarnash të përdorur më parë në ekzekutimet federale me një ilaç, pentobarbital.

E ngjashme kjo me procedurën e përdorur në disa shtete, duke përfshirë Xhorxhian, Misurin dhe Teksasin. Një numër ekzekutimesh shtetërore kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga ekzekutimi i fundit federal, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra e Informacionit për Dënimin me Vdekje. Shtetet kanë vrarë 59 njerëz më 2004-n dhe 22 më 2019-n, 9 prej të cilëve në Teksas.

Shtatë personat që u ekzekutuan dhe dolën më pas të pafajshëm

  1. Cameron Todd Willingham — Më 1992 Willingham u dënua për vrasje në Teksas. Besohej se ai kishte shkaktuar qëllimisht një zjarr që vrau tre fëmijët e tij. Në vitin 2004 ai u ekzekutua.
    Komisioni i Shkencave Ligjore të Teksasit zbuloi më vonë se provat ishin keqinterpretuar dhe anëtarët e komisionit arritën në përfundimin se asnjë nga provat e përdorura kundër Willingham nuk ishte e vlefshme.
  2. Ruben Cantu – Ishte 17 vjeç në kohën kur akuzohej për vrasje. Ai u dënua në vitin 1993 dhe po në të njëjtin vit u ekzekutua. Rreth 12 vjet pas vdekjes së tij hetimet treguan se Cantu mund të mos ishte vrasësi. Dëshmitari i vetëm okular dëshmoi diçka të paqenë dhe më vonë, pas vdekjes së adoleshentit, pranoi se nuk ishte e vërtetë. Ai, gjithashtu, tha se Cantu nuk ishte madje as në vendngjarje.
  3. Larry Griffin — Griffin u dënua me vdekje më 1995 për vrasjen më 1981 të Quintin Moss, një tregtar i drogës në Misuri. Griffin insistoi gjithmonë në pafajësinë e tij. Tani, provat duket se dëshmojnë vërtetësinë e tij.
    Një zyrtar policie thotë se dëshmia e dëshimtarëve okularë ishte e rreme asokohe, edhe pse ai vetë i mbështeti pretendimet gjatë gjyqit. Një tjetër dëshmitar okular që u plagos gjatë sulmit, nuk u kontaktua kurrë gjatë gjykimit. Ai thotë sot se Griffin nuk ishte i pranishëm atë natë në vendin e krimit.
  4. Carlos DeLuna — Më 1989 DeLuna u ekzekutua për goditje me thikë të një punonjësi supermarketi në Teksas. Pothuajse 20 vjet më vonë, Chicago Tribune zbuloi prova që tregojnë se DeLuna është i pafajshëm, dhe se njeriu që dëshmoi kundër tij në gjykatë, Carlos Hernandez, është në të vërtetë vrasësi.
  5. Jesse Tafero — Më 1976 Tafero u dënua për vrasjen e një ushtari. Ai dhe miku i tij Jacobs u dënuan me vdekje. Provat kryesore që u përdorën për dënimin e tyre ishin dëshmi nga dikush tjetër i përfshirë në krim, ish i dënuari Walter Rhodes.
    Ai u prononcua në këmbim të një dënimi të përjetshëm me burg. Në vitin 1990, Tafero u ekzekutua. Dy vjet më vonë, Jacobs u la i lirë për mungesë provash… (të njëjtat prova të përdorura për vrasjen e Taferos).
  6. Thomas Griffin dhe Meeks Griffin— Rasti më i vjetër në këtë listë daton nga viti 1915. Vëllezërit Griffin, dy burra me ngjyrë, u dënuan për vrasjen e një burri të bardhë. Arsyeja për të cilën u ekzekutuan është sepse Monk Stevenson, një tjetër person me ngjyrë që dyshohet se kishte kryer vrasjen, i cilësoi vëllezërit si përgjegjës. Më vonë, ai rrëfeu se i fajësoi ata sepse ishin të pasur, dhe sepse i kishin të gjitha mundësitë për t’u përballur me akuzat.

Përgatiti Alessia Selimi

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Përplasje e fortë në studio mes Vangjelit dhe Nokës: Pusho të flas un

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e...

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek...

Mesazhet shantazhuese/ Bardhi: Lidhen me përgjimet që disponoj nga Sky Ecc

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”.  I ftuar...

Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS: Unë nuk jam nga ata që kam frikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për një emision televiziv për të diskutuar rreth aksionit...

Plas debati në studio, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të...

Lajme të tjera

Web TV