Spartak Ngjela posaçërisht për “Fjala”: SPAK-u, në vështirësi nga gjyqësori i korruptuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

SPAK-u ishte një arritje e madhe në ecurinë e historisë politike të Shqipërisë, sepse është institucioni që do të eliminojë korrupsionin e lartë shtetëror. Duhet të kuptohemi, sepse me pushtetin gjyqësor aktual, edhe sikur t’i kesh provat e mbledhura për individët e korruptuar të politikës së lartë shtetërore, nuk do të ishte e mundur që ata të hetoheshin dhe gjykoheshin me drejtësi, sepse pushteti gjyqësor ishte i korruptuar.

Në fakt, kjo ka qenë arsyeja që ekspertiza ndërkombëtare kërkoi ta fillojë spastrimin antikorrupsion nga pushteti gjyqësor. Por, nuk duhet të harrojmë se vështirësia ka qenë shumë e madhe, ngaqë kërkohej të formulohej kushtetuta e re, me anë të së cilës do të strukturohej juridikisht SPAK-u, por kjo kushtetutë duhej të votohej në Parlament me 94 vota.

Kur filloi diskutimi dhe hedhja në diskutim e draftit të kushtetutës së re, tensioni i pushtetarëve të korruptuar, që kishin rënë nga pushteti, por kishin mbi 30% të Parlamentit, filloi bllokimin e miratimit të kushtetutës.

Në këto momente, ndërhyri forca e politikës amerikane, e cila hyri në veprim, se ndryshe, Kushtetuta që kemi sot dhe që parashikon juridikisht SPAK-un, nuk do të miratohej.

Pikërisht në këtë kohë, kur doli drafti i kushtetutës së re në Tiranë, ambasadori amerikan ishte Donald Lu. Kur erdhi ky ambasador në fillim, askujt nuk ia mbushi mendjen se mund të kishte potencë për t’i detyruar palët të uleshin në konsensus për kushtetutën e re.

Por, ky mendim ishte vetëm fillimi i të menduarit në lidhje me forcën argumentuese të ambasadorit Lu; sepse, sapo drafti u bë i njohur, ambasadori amerikan u tregoi anën e tij: aktiv, i saktë, kërcënues, dhe interpretues i fuqishëm politik.

Ndonëse deri te konsensusi kaluan muaj, përfundimisht Donald Lu, me forcën e tij dhe me presionin e politikës amerikane, i futi të gjitha palët në Parlament, dhe në vitin 2016, kushtetuta e re u miratua me 140 vota.

Menjëherë pas miratimit të kushtetutës së re u ngritën institucionet për vetingun e pushtetit gjyqësor. Pikërisht këtu duhet të kuptohemi se: nëse nuk do të eliminohej korrupsioni tërësisht në pushtetin gjyqësor, nuk mund të ngriheshin dot dy organet e rëndësishme të SPAK-ut – Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme.

Tani janë të ngritura të dyja, edhe Prokuroria e Posaçme, edhe Gjykata e Posaçme, por nuk duhet të harrojmë se, të gjithë anëtarët e këtyre insitucioneve juridike e kanë kaluar vetingun. Por, këtu duhet të theksojmë se vonesa ka ardhur nga ONM-ja, sepse, edhe Prokuroria e Posaçme, edhe Gjykata e Posaçme u strukturuan gjatë këtij viti, domethënë, katër vjet pas miratimit të kushtetutës së re.

ONM-ja është Organi Ndërkombëtar i Monitorimit dhe në përbërjen e tij nuk ka asnjë shqiptar. Ashtu sikurse e kemi theksuar edhe në një artikull tjetër në gazetën “Fjala”, na duhet të ritheksojmë se të gjitha materialet për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të ishin të përkthyera dhe nuk duhet të harrojmë se, për secilin gjyqtar dhe prokuror kishte edhe 10 dosje, edhe 12 dosje për t’u përkthyer, në mënyrë që të bëhej një hetim i saktë për personat që do të eliminoheshin për korrupsion.

Lexo edhe :  Shuma marramendëse që Taylor ka refuzuar për të performuar në Emiratet e Bashkuara

Tani pas katër vjetësh situata ka ndryshuar, sepse i kemi të ngritura që të dyja, edhe Prokurorinë e Posaçme, edhe Gjykatën e Posaçme, por në të njejtën kohë duhet të kujtohemi se SPAK-u ka edhe organin e hetimit BKH-në (Byronë Kombëtare të Hetimit). Në këto momente shohim se SPAK-u ka vetëm një mungesë – i mungon BKH-ja.

Në të njëjtën kohë, duhet të vëmë në dukje faktin që vërtet kemi një Prokurori të Posaçme; vërtet që Prokuroria e Posaçme drejton hetimin, por prokurorët e kësaj prokurorie nuk hetojnë. Kjo është fryma e të drejtës penale në të gjithë Të Drejtën Komunitare Perëndimore, dhe pikërisht kështu është edhe këtu, që prokurorët nuk hetojnë.

Atëherë pyetja që ngrihet këtu është kjo: a janë emëruar ndërkohë hetuesit e BKH-së, të cilët do të hetojnë korrupsionin e lartë shtetëror? Deri në këto momente ka dalë vetëm kryetari i BKH-së, kurse hetuesit, të cilët do të jenë me dy shtetësi, edhe shqiptare, pritet që të vijnë nga trajnimi që janë duke bërë në SHBA.

Sipas informacioneve që kemi, këta hetues që janë me origjinë shqiptare dhe me dy shtetësi, janë duke u trajnuar nga FBI-ja në SHBA. Ne, në këto momente, jemi duke i pritur; por, gjithsesi, mendoj se edhe çështja e pandemisë globale, COVID-19, ka krijuar një farë vonese për ardhjen e tyre.

Por, gjithsesi, për një gjë duhet të jemi të sigurt: ata do të vijnë. Në momentet kur BKH-ja ka marrë formën e vet strukturore me emërtesat e anëtarëve të saj hetues, në Shqipëri do të fillojë hetimi profesional i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duhet të theksojmë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë simbiozë, për faktin që vetë korrupsioni punon me klientelën kriminale në tregun shqiptar. Duke u nisur nga këto që thamë, na duhet të përmendim si konkluzion se, vonesa e hetimit mund të quhet me një arsye objektive, sepse nuk është thjesht fakti që trajnimi i hetuesve të bëhet në një mënyrë të shpejtë.

Por, këtu ka edhe diçka; sipas informacioneve që kemi, hetuesit që po trajnohen në SHBA janë duke ecur paralel me trajnimin dhe studimin e dosjeve të korrupsionit të lartë shqiptar dhe të krimit të organizuar.

Duhet të theksojmë se, të gjitha këto, sigurisht që i kemi në favor të pastrimit që do të vijë në Shqipëri, për të fshirë nga aktiviteti abuzues pushtetarët e lartë shqiptarë dhe klientelën e tyre në tregun shqiptar. Përfundimisht, na duhet të theksojmë se na duhet të presim ardhjen e hetuesve që BKH-ja po i trajnon në SHBA.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe...

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më...

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte. Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit...

Lajme të tjera

Web TV