Xhensila Murtezaj një nga “VIP-et” me veshjet që kushtojnë një pasuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhensila Myrtezaj, një ndër këngëtaret më të pëlqyera po shijon suksesin e hitit të saj të fundit “Panorama”, një bashkëpunim ky me këngëtarin Ardian Bujupi.

Përveç se është një ndër këngëtaret më të suksesshme, Xhensila shfaqet gjithnjë ekstravagante, pamja e së cilës gjithmonë është e kuruar deri në detaje.

Si bashkëshortja e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe mamaja e një vajze të vogël, Xhensila shfaqet  gjithmonë në top formë, dhe si duket ajo nuk kursen kur vjen puna tek veshja.

Sipas faqes “Whataretheywearin”, Xhensila është një ndër “VIP-et” veshja e së cilës kushton një pasuri.

Në galerinë e veshjeve të saj, gjeni vetëm disa nga veshjet e spikatura të Xhensilës, çmimet e të cilave janë vërtet të kushtueshme.

Ajo që bie në sy është se bashkëshorti i saj, Bes Kallaku nuk gjendet askund në këtë faqe me veshje të kushtueshme, si ajo.

Si duket Besi preferon të mos shpenzojë shuma të mëdha për veshjen e tij, duke preferuar t’i plotësoje partneres shijet e saj të modës./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në...

Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor...

Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, jepet vendimi për Xhemal Lokën

Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë me 10 vite burg Xhemal Lokën, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshortes së tij, Bedrie Loka. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV