“Flakë” Morina/Kosovarët presin Thaçin nga Haga me këngë e valle (VIDEO)

113 563 lexime

77,342FansaPëlqeje

Kosovarët kanë pritur me këngë e valle presidentin Hashim Thaçi, mes tyre valëviteshin flamuj të cilët dukeshin në dalje të kufirit Shqipëri -Kosovë.

Kjo pritje për të u bë pas kthimit të tij nga Haga. Kosovarë të shumtë janë mbledhur në Vermicë duke mos u frikësuar as nga COVID-19. Një pjesë e tyre janë ish-pjesëtarë të UÇK, të cilët thonë se po presin presidentin historik.

Thaçi mbërriti në Tiranë duke përmbyllur qëndrimin e tij 4 ditor në Holandë ku tha dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës në lidhje me aktakuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte në Kosovë.

Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tone ka shkruar presidenti”, u shpreh Thaçi

“Shumica këtu janë  pjesëtarë të UÇK-së dhe jemi krenarë për angazhimin dhe punën, luftën që është bërë për pavarësinë e Kosovës”, thotë një prej pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ai nuk është akuzuar personalisht por është akuzuar gjithë ushtria. Paraqitja e tij ishte shumë e mirë, vetëm ai mund ta mbrojë UÇK-në. Spiunët në dëshminë e tij kanë vdekur, s’ka më”, tha qytetar.

“Kemi ardhur për të mbështetur Thaçin, jam brengosur për trupin tim se jam i vdekur jam 77 vjeç por kam ardhur. Djali im ka qenë pjesë e ushtrisë, UÇK-ja nuk është ashtu siç flitet në propagandat ruse, serbe”, thotë një qytetar tjetër.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Vaksina ndaj Co*vid/ Manastirliu: E garantojmë sapo të jetë gati, do të mbulojmë gjithë popullatën

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se qeveria shqiptare është gati ta blejë vaksinën ndaj koronavirusit, sapo ajo...

Arilena Ara pjesë e ‘Milan Fashion Week’

Pandemia ka ndryshuar mënyrën se si industria e modës po i afrohet publikut me krijimet e reja. Javët e fundit, gjithçka është zhvilluar online. “Milan...

Halit Valteri: Nuk e votoj draftin, Basha u kthye në ‘doktor Co*vidi’

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shprehur se ai nuk do të votojë draftin e mazhorancës për hapjen e listave. Sipas tij, edhe pse...

Nëse kjo shenjë ju del në telefon, atëherë dikush po dëgjon bisedat tuaja

Nëse jeni përdorues iPhone dhe vëreni një pikë të vogël portokalli që shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit, kjo është një mënyrë për...

Rikthimi i tifozëve në stadiume/ Ministri italian i Sporteve zbulon risinë

Tifozët janë esenca e futbollit dhe ata po i mungojnë këtij sporti aq shumë sa i mungon uji shkretëtirës. Edhe pse Covid-19 vazhdon të...

Lajme të tjera

Web TV