“Shkeljet jo të mjaftueshme”/ Maxhoranca heq dorë nga shkarkimi i Presidentit Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica qeverisëse duket se është tërhequr nga vendimi për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta, pas hetimit të bërë në Komisionin e Posaçëm Hetimor në Kuvend për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në seancën e sotme, kreu i Komisionit, Ulsi Manja, tha se raporti është marrë vetëm para pak minutash, ndërkohë që prezantimi bëhet sot.

Në mbledhjen që po mbahet aktualisht në Komisionin Hetimor për Metën, socialistët janë shprehur se shkeljet e konstatuara nga ata qëndrojnë, por ato nuk sollën pasoja që të çojnë deri në shkarkimin e Presidentit.

“Këto shkelje referuar rrethanave dhe pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivitet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.

Kemi një shkelje për shfuqizimin e dekretit. U cenua e drejta për të zgjedhur. Kryerja e veprimeve për anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve cënuan edhe parimin e së drejtës së popullit për të qenë sovran dhe për të ushtruar të drejtat e tij.

Sa i përket pasojave, ne arrijmë në konkluzionin që ka pasur shkelje në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve, por për të analizuar çfarë pasojash sollën është marrë në konsideratë praktika që kemi administruar edhe nga policia edhe nga prokuroria.

Tensione ka pasur, që vihen re nga veprat penale të referuara në prokurori, pas kësaj periudhe, por këto tensione janë mbajtur nën kontroll dhe nuk ka pasur dhunë, zgjedhjet u realizuan, pavarësisht situatave, qytetarët votuan.

Por shkeljet qëndrojnë. Kolegët kanë të drejtë për shkeljet, ashtu sikur e ka konfirmuar Komisioni i Venecias, por nuk sollën pasojë përvec situatave të tensionit që u miratuan nga organet e rendit. Arrijmë në konkluzionin se bojkoti i partive nuk mund të justifikojnë mos mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ndër të tjera deputetja Klotilda Bushka./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

Lajme të tjera

Web TV