UNICEF-it: Vetëm 45% e të rinjve mbajnë maskë rregullisht në publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka kryer një hulumtim në Kosovë, përmes së cilit të rinjtë janë pyetur për qëndrimet e tyre rreth masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në bazë të rezultateve që i ka bërë publike UNICEF-i, nga 1618 të rinj të anketuar, vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik.

Megjithatë 86% e të rinjve kosovarë, që morën pjesë në hulumtim, besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten dhe të tjerët.

“2% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ. 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston. 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Aty thuhet se 7% e pjesëmarrësve (të gjithë prej tyre meshkuj) deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me koronavirus, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) .

“26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruar”, thuhet në njoftim.

Kosova ka shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike gjatë javëve të fundit.

Më 13 korrik Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Ndër masat e vendosura është edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të koronavirusit, të gjithë banorët e Kosovës obligohen që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive apo banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metra në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre”, thuhej në vendimin e qeverisë.

Lexo edhe :  Burg vetëm në fundjavë/ Gazetarja:Të rinjtë do kenë mundësi të ndjekin dhe shkollën

Që nga fillimi i muajit mars dhe deri më 16 korrik në Kosovë janë regjistruar 124 viktima nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 5.472. Aktualisht raste aktive janë: 2708, shkruan Rel.

Më 16 korrik janë shëruar 95 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.640.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV