FSHF shpall datat e finaleve të Kategorisë së Parë & Kategorisë së Dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një njoftim të botuar në faqen e saj zyrtare në Internet, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kur do të luhen këtë javë duelet finalet që do të shpallin skuadrat “kampione” në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Kështu, organizmi që qeveris futbollin në vend ka njoftuar se të mërkurë, më datë 22 korrik, duke nisur nga ora 19:00, do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena” sfida Kastrioti-Apolonia, që do të shpallë ekipin “kampion” në Kategorinë e Parë. Kastrioti vjen në këtë duel si fitues i Grupit A, ndërsa Apolonia e mbylli sezonin e rregullt në krye të Grupit B të kësaj kategorie.

Ndërkaq, një ditë më vonë, më 23 korrik 2020, duke nisur nga ora 17:30 do të luhet finalja e Kategorise së Dytë, Vora-Tomorri.

Kjo sfidë, që do të zhvillohet në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të vërë përballë dy fituesit e grupeve A dhe B në këtë kategori.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, nënshkruan marrëveshjen për implementimin e Kartës së...

Nga puna në varka deri tek jeta private, menaxheri i Heidit zbulon sekretet e banores

Daniele Fortuzzi, menaxheri italian i banores së Big Brother Vip Albania, Heidit, ka treguar më shumë mbi jetën dhe punën e modeles në Itali...

Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Nga Eduard Zaloshnja Në qoftë se në ekonominë e një vendi nuk ka një fluks të ri gjatë një viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto mbetet...

Pothuajse e kryer, ja kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munich

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

Moti gjatë fundjavës, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, shpjegoi se dita e premte do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Gjithashtu ai...

Lajme të tjera

Web TV