Humb jetën në moshën 20-vjeçare patinatorja olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patinatorja Ekaterina Alexandrovskaya, ruse me origjinë, e cila garoi për Australinë në Lojërat Olimpike të vitit 2018, u nda nga jeta një ditë më parë në Moskë, në moshën 20-vjeçare. Lajmin e bëri publik Bashkimi Ndërkombëtar i Patinimit.

Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes se Ekaterinës. Ajo ishte një patinatore e talentuar dhe i gjithë komuniteti ynë do të ndjejë mungesën e saj” tha presidenti i organizatës, Jan Dijkema, në një deklaratë.

Për momentin nuk janë bërë detaje të shkaqeve të vdekjes. Mediat ruse shkruajnë se ajo u hodh nga dritarja e apartamentit të saj, madje se është gjetur edhe një letër si mesazh lamtumire. Prej disa kohësh, ajo kishte probleme shëndetësore.

Alexandrovskaya garonte prej vitit 2016 me australianin Harley Windsor. “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se si ndihem tani. Jam i dërrmuar nga humbja e papritur e Katias”, shkroi ai në Instagram.

Të dy kishin fituar Kampionatin Junior të Patinazhit në vitin 2017, si dhe morën pjesë në Olimpiadën e vitit 2018.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të...

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Lajme të tjera

Web TV