Nuk është ende zyrtare, por Barcelona ka të ngjarë të ketë një trajner të ri për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Lojtarët e Barcelonës dëshirojnë që Patrik Klajvert ta marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Napolit.
Kike Setien u emërua trajner i Barcelonës në janar, kur zëvendësoi të shkarkuarin Ernesto Valverde, dhe skuadra e tij barazoi 1-1 me Napolin në ndeshjen e parë të turit të 16-shes në Ligën e Kampioneve në “San Paolo”. Por klubi katalan u rrëzua prej fronit të kampiones në Ligën Spanjolle nga rivalja e përjetshme, Reali i Madridit, dhe sipas mediave në Spanjë, Setien e ka humbur plotësisht besimin e skuadrës.
“Mundo Deportivo”, një gazetë katalane e afërt me klubin, shkruan se lojtarët e duan që Klajverti të zëvendësojë Setienin. 61-vjeçari është hëpërhë drejtor i akademisë së Barcelonës, prandaj emërimi i tij do të ishte i brendshëm.
Holandezi është figurë e njohur në “Kamp Nou”, ku luajti nga viti 1998 deri më 2004, duke shënuar 122 gola në 257 ndeshje.ka.ta/Fjala.al/