Verona-Atalanta 1-1/ Dy shqiptarët kundërshtarë, të kënaqur me pikën e marrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë një ndeshje që nuk para kishte shumë rëndësi sa i përket renditjes, pasi dy skuadrat e kanë të përcaktuar tanimë fatin e tyre, por asnjëra nuk ka hapur rrugë e për rrjedhojë gjithçka është mbyllur në barazim 1-1. Për më tepër, ka qenë edhe një duel shqiptar, teksa për Veronën ka luajtur Amir Rrahmani, por ka munguar Marash Kumbulla, ndërsa për Atalantën Berat Gjimshiti.

Pjesa e parë e sfidës është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa me fillimin e së dytës, Zapata i kalon miqtë në epërsi, në minutën e 50-të. Nëntë minuta më pas, Pesina barazoi shifrat për veronezët dhe kjo barazi në shifra do të mbetet në fuqi deri në fund, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë. Atalanta është barazuar me Interin e vendit të dytë, në kuotën e 71 pikëve, dy më tepër sesa Lacio.

Por si Interi, ashtu edhe Lacio kanë luajture një ndeshje më pak. Sidoqoftë, skuadra e Gjimshitit e ka siguruar vendin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve edhe sezonin e ardhshëm dhe shqiptari e ka pranuar se barazimi ishte një rezultat i drejtë. “Një ndeshje e vështirë, por një pikë e rëndësishme për objektivin tonë”, – ka shkuar futbollisti kuqezi në një postim të shkurtër në rrjetet sociale.

Edhe ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, tanimë kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së Veronës jo vetëm në barazimin e së shtunën, por gjatë gjithë sezonit në Serie A. Pas ndeshjes, Rrahmani, të cili i mungoi partneri shqiptar në qendër të mbrojtjes, Marash Kumbulla për shkak të një dëmtimi, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Lexo edhe :  Fazë rinovimesh tek Real Madridi, Kroos besnik deri në vitin 2025 me “Los Blancos”

“Një pikë tjetër në një ndeshje të vështirë, – shkroi Rrahmani mbi fotografinë e publikuar nga ndeshja në rrjetin social “Instagram”. – Mezi po pres ta përfundojmë këtë sezon të suksesshëm.” Rrahmani ka nënshkruar në janar për Napolin dhe do të luajë me ta sezonin e ardhshëm, ndërsa ende nuk dihet destinacioni i Kumbullës, që gjithashtu po kërkohet nga disa skuadra.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV