Atentati në Elbasan/ Policia zbardh ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Sipas burimeve zyrtare në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 39-vjeçari Emiljano Ramazani.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe Renea, si dhe një grup specialistët të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çdo person qe mund t’i ndihmoje hetimit dhe zbardhjes se shpejte te ngjarjes mund te telefonoje falas 112.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV