Dy vite më parë e shkarkoi/Rama rikthen në detyrë drejtoreshën e Tatimeve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në detyrë drejtoreshën e Tatimeve Pranvera Resulaj në qytetin e Vlorës, e shkarkuar nga ky post dy vite më parë nga vet Rama.

Burime bëjmë me dije se numri një i qeverisë ka zhvilluar një takim në fundjavë me strukturat e PS në Vlorë, ka kërkuar dhe rikthimin në detyrë të drejtoreshës sC tatimeve mesa duket “shembullore” Pranvera Resulaj.

Kujtojmë se pak kohë para se të shkarkonte Pranvera Resulajn në vitin 2018, ai i ka quajtur rast unikal të punës në Tatime.

Është rast unikal, s’kam asnjë ankesë për të. Që vlonjatët të ngrenë dorë dhe të shkruajnë mbi tastierë fjalë të mira, kjo nuk ndodh

Pas fjalëve të mira për Pranvera Resulaj, kjo e fundit u shkarkua nga detyra për shkelje që nuk u bënë publike.

Por mesa duket pas dy viteve Rama ka vendosur ta rikthejë në detyrë drejtoreshën  me shpresën se puna e saj do të nxjerrë përsëri të kënaqur vlonjatët.

 

Bo.Ba/fjala.al


Të fundit

Ish-ambasadori plas ‘bombën’: Pas Berishës, e ka radhën Meta! Ja ç’do të ndodhë me Presidentin

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, ka hedhur akuza të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta. Ai thotë...

Analiza e Mero Baze: Berishës i kanë ngelur ende dy vetë!

Nga Mero Baze Disa kolegë të mi gazetarë, që u duhet të sigurojnë të ftuar për programet televizive të këtyre ditëve janë në hall. Gjithnjë...

Veliaj publikon foton e bukur me familjen: Hera e parë e Kajan në Butrint, e paharrueshme

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe djali i tyre Kajan të shtunën e kaluan në Butrint. Veliaj ndau me ndjekësit...

Lista zyrtare/ Nga Basha te Kadilli, ja kush janë katër kandidatët për kryetar të PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të zyrtarizojë si kandidatë për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, Edith Harxhin, Fatbardh Kadillin dhe Agroh...

Kapet gomonia me mbi 500 kg hashash në Karaburun

Një gomone e ngarkuar me lëndë narkotike është sekuestruar pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit në Vlorë. Sipas Report TV, në gomone kishte...

Lajme të tjera

Web TV