Katerina Simoni, vajza që e zbuloi vonë pasionin për futbollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katerina Simoni nuk është si të gjitha vajzat e tjera. Përkundrazi, nuk ndodh shpesh që të zbulosh në moshën 12-vjeçare se ti di të luash futboll. Dhe jo vetëm të dish të luash, por të jesh aq e aftë dhe aq e mirë, sa të bëhesh edhe pjesë e ekipit kombëtar të femrave. Katerina ka gati 6 vite që luan futboll në mënyrë profesionale.

Në moshën 12-vjeçare është aktivizuar në një klub për femra. Ajo tregon për “fshf.org” sakrificën e madhe që ka bërë për futbollin dhe se stërvitet fort që futbollin ta kthejë në një profesion. Dëshira e madhe që ka është që në një të ardhme të bëhet pjesë e një klubi europian.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë që aktivizohen në klube futbolli që kur janë të vegjël, unë jam aktivizuar në një klub futbolli femrash në moshën 12-vjeçare. Deri atëherë nuk e kisha kuptuar se dëshirën për të luajtur futboll në fakt e kisha pasur gjithmonë brenda vetes.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Unë do t’ia di gjithmonë për faleminderit z. Arben Ymeraj. Ai ka qenë trajneri im i parë dhe që në hapat e mi të parë më ka ofruar një mbështetje të jashtëzakonshme dhe më ka dhënë besim si askush tjetër.

– Si stërvitesh, si punon?

– 6 ditë të javës unë stërvitem me klubin e Apolonisë. Përveç stërvitjes në grup, stërvitem edhe në mënyrë individuale.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Unë po i jap kohën time një loje, pa e ditur ende nëse ky do të jetë profesioni im apo jo, pa ditur se ku do të më dërgojë kjo rrugë që kam nisur…

Lexo edhe :  Në Spanjë “Marca” e bën të kryer: Mbappe ka firmosur me Real Madridin për pesë sezone

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Përderisa po i jap kohën time futbollit, unë synoj që ta kthej futbollin në profesion në të ardhmen, pra jo vetëm të luaj deri në një farë moshe dhe pastaj ta mbyll. Padyshim, në të ardhmen e afërt synoj të luaj për ndonjë nga klubet profesioniste në Evropë.

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

– Mesazhi im për të gjithë individët dhe jo vetëm për bashkëmoshatarët e mi është: Kurrë nuk është vonë të bëni atë që doni dhe kurrë nuk është vonë t’i tregoni të tjerëve se kush jeni. Kurrë nuk është vonë të bëni krenarë jo vetëm veten tuaj por edhe ata që iu duan dhe që iu mbështesin, e kurrë nuk është vonë të bëheni idhujt e atyre që nuk ju simpatizojnë. Ju e zgjidhni vetë kush doni të jeni në këtë botë ku nuk mund të dëgjohen emrat e të gjithëve.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Trajneri im i parë në ekipin kombëtar ka qenë Nevil Dede. Një njeri i mrekullueshëm, si futbollist edhe më shumë dhe mbi të gjitha një trajner shumë i zoti.  Unë i mbaj vëth në vesh mësimet që ai na jepte. “Para se të jemi futbollistë, duhet të jemi njerëz të mirë”- thonte ai. Dhe unë përpiqem të jem njeri i mirë!

Të fundit

Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Nga Mero Baze Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për...

“S’ke turp”/ Përplasje e ashpër në BBV, Juli ia thotë në sy Gazit: Më ke prerë në besë

Juli dhe Gazi së fundmi kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit edhe pse dyshja kanë pasur një miqësi mjaft të mirë brenda shtëpisë. Ashtu...

Çfarë ndodhi? Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese,...

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që nxitën dyshimet se këngëtarja po pret një fëmijë

Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së...

“Një bir ku*ve i çmendur”/ Presidenti Putin reagon ashpër ndaj fyerjeve të Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Joe Biden i cili ka shpërthyer ndaj tij me ofendime. Putin i...

Lajme të tjera

Web TV