“Fshati Fier-Shegan i dhurohet Duçes”, zbulohet vendimi i qeverisë më 1940 (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet një vendim i qeverisë së Shefqet Vërlacit në vitin 1940 që fshati Fier-Shegan në Lushnjë i dhurohej në shenjë nderimi Benito Musolinit ose të mbiquajturit Duçe. E gjithë hapësira prej 563.4 hektarë që ishte pronë shtetërore do bëhej pronë e Duçes me një vendim të qeverisë së kryeministrit Shefqet Vërlacit.

Këtë e ka publikuar studiuesi Kastriot Dervishi,i cili i referohet një fashikulli që Sigurimi I Shtetit kishte hapur për të grumbulluar fakte dhe prova për Ernest Koliqin meqenëse ai ke hedhur firmën si ministër i Arsimit. Në fakt kjo nuk është fare provë për Koliqin sepse është vendim qeverie dhe nuk ka vlerë firma e një ministri sado formale të jetë ajo. Por këtu ka qenë absurditeti i Sigurimit të Shtetit që krijoi një dosje për atë si poliagjent me vendime të këtij lloji. E bukur ama për të qenë e vërtetë. Gjithsesi që një fshat I tërë të bëhej pronë e Duçes nuk është provë kundër Koliqit por ama është provë e qeverisë së Vërlacit si I nënshtruar I Italisë. Më poshtë dokumenti dhe shkrimi i Kastriot Dervishit.

Nga Kastriot Dervishi

Një nga “provat” e fashikullit kundër Koliqit, VKM-ja nr.285, datë 22.2.1940

Ernest Koliqi ka qenë ministër sekretar shteti i Arsimit në periudhën 12.4.1939-3.12.1941 (automatikisht edhe pjesë e parlamentit që quhej Këshilli i Epërm Fashist Korporativ); kryetar i KEFK-ut më 23.11.1942-16.5.1943; kryetar i përfaqësisë së qeverisë shqiptare pranë asaj italiane Më 22.4.1943-8.9.1943. Këto cilësi përbëjnë jetën e tij politike në vitet 1939-1943. Gjatë kësaj periudhe ka qenë nga data 8.4.1940 anëtar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, si dhe në periudhën 3.12.1941-20.4.1943, kryetar i Këshillit Shkencor të Studimeve “Skanderbeg”. Pas largimit nga Shqipëria, ai u bë figurë drejtuese kryesore e Bllokut Kombëtar Indipendent dhe sigurisht një armik i regjimit komunist.

Organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës së komunizmit, kishin hapur një fashikull në ngarkim të Ernest Koliqit. Në cilësinë e “provave”, ishin vendosur një varg vendimesh të Këshillit të Ministrave gjatë kohës që ai kishte qenë ministër, vendime të cilat ishin botuar në shtypin e kohës apo te “Fletorja zyrtare”, si dhe fotografi të periudhës së luftës. Informacionet e para mbi jetën e Koliqit në Italia, erdhën nga UDB-ja. Ato datojnë në fillim të vitit 1946. Janë përdorur kryesisht burimet e hapura (gazeta, radio, etj), si dhe ato që përcillte UDB-ja për emigracionin. Në themel të informimit ishte aktiviteti i Bllokut Kombëtar Indipendent. Informacionet kanë karakter të përgjithshëm, përgjithësisht, jo interesante.

Lexo edhe :  "Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet", Shehi zbulon skenarin e ndërkombëtarëve

Në vitin 1957 shënohej se ai ishte zgjedhur nënkryetar i Bllokut Kombëtar Indipendent. Nënvizoheshin lidhjet e tij me amerikanët. Përmendet Tom Koka funksionar i “Europës së Lirë”, “shumë besnik i amerikanëve”.

Deri në vitin 1958, Ernest Koliqi nuk figuronte kurrkund në kartotekën e elementëve armiq të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për këtë arsye, në këtë kohë u vendos çelja e një fashikulli sepse aludohej se ishte “i lidhur me zbulimin italian”. Dosja do rezultonte si një qese e parëndësishme dokumentesh historike.

Në vitin 1959, MPB-ja e konsideronte Koliqin “të rrezikshëm”, “objekt terrori”, sepse sikur të ishte ushtarak i rëndësishëm, ishte marrë me veprimtari “spiunazhi, terrori dhe diversioni”. Në një raport po të kësaj kohe, pa asnjë dokument e citim, Koliqi konsiderohej “poliagjent”, i “zbulimit italian”, “zbulimit grek”, “bashkëpunëtor i vjetër i zbulimit italian” dhe “agjent i zbulimit amerikan”. Për çdo rast, aludohej kjo nga ndonjë takim publik. Pra, sipas analizës që bëhej në Tiranë, ky “poliagjenti” ishte fare budalla dhe nuk ruhej, i bënte gjërat ashiqare. Biografitë rreth Koliqit janë në të gjitha rastet të çakërdisura e me mungesë informacioni e serioziteti. Për “pjesën amerikane” përmendej lidhja me Fultzin, të cilën Koliqi e kish takuar disa herë (edhe këto veprime ashiqare, madje 2-3 Fulzti i kishte ardhur në Romë në shtëpi, pa u fshehur fare).

Në vitin 1973 nga organet e MPB-së në Tiranë, Koliqi trajtohet në distancë, në përpunim aktiv 2A sepse ishte kryetar i Bllokut Kombëtar Indipendent dhe kryeredaktor i gazetës së saj. Tashmë dyshohej përgjithësisht si “agjent i zbulimeve të huaja”. Shënohej se bënte “shumë lëvizje në vendet kapitaliste”.

Në planin e masave agjenturiale-operative të vitit 1974, thuhej se Koliqi duhej përpunuar sepse:

-Për veprimtarinë propagandistike kundër regjimit komunist në Shqipëri, në bashkëpunim me Vatikanin dhe MPJ-në e Italisë.

-Për aktivitetin në fushën e letërsisë, promovimit të Gjergj Fishtës, etj, si “detyra” të dhëna nga Italia dhe SHBA-ja.

-Për rolin në katedrën e gjuhës shqipe, në lidhje me studiuesit e huaj.

-Për rolin në Bllokun Kombëtar Indipendent.

Materialet për Koliqin mbyllen se ai vdiq më 15 janar 1975. Në vendimin e arsyetimit, komunistët, gojëprishur gjithandej shtonin edhe se Koliqi kishte “organizuar milicinë fashiste gjatë luftës”. Duheshin mbushur letrat kot më kot.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Lajme të tjera

Web TV