Deputeti i opozitës, Selami Jenisheri njoftoi sot tërheqjen nga grupi i ligjvënësve që kishin firmosur kërkesë për ndryshime Kushtetuese. lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Sipas Jenisherit, Këshillin Politik nuk mund të vendosë për fatin e Kushtetutës. Këtë gjë e deklaroi jashtë dyerve të Kuvendit.
Por, tërheqja e Jenisherit mund të krijonte probleme lidhur me kërkesën, pasi duke rënë numri nga 28 në 27 deputetë, mund të vihej në diskutim i gjithë procesi.
Gjithsesi, problemet janë shmangur, pasi pas tërheqjes së tij, dokumentit i janë shtuar tre firma të tjera, nga radhët e deputeteve të opozitës parlamentare. Bëhet fjalë për Alban Zenelin, Korab Litan dhe Ralf Gjonin, të cilët nuk kishin firmosur deri më tani mbi dokumentin.
Me firmosjen e këtyre 3 deputetëve tashmë kërkesa për ndryshimet kushtetuese ka 30 firma.
/En.Br./Fjala.al