Pandemia/Djali i Bujar Nishanit kundër Akademisë së Shkencave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ersilio Nishani, djali i Bujar Nishanit ka dalë sot kundër Akademisë së Shkencave për menaxhimin e situatës së pandemisë.

Reagimin e djalit të tij e ka hedhur ish-presidenti Bujar Nishani në Facebookun e tij. Dr. Ersilio Nishani shkruan se studimi i akademisë së shkencave është qesharak, në qoftë se është i vërtetë, është absolutisht mashtrim i një niveli diletant! Mjeku flet në termat teknikë, por që bën një sfidë të hapur që ta kundërshtojë kush është profesionist i fushës.

Kujtojmë se Dr. Ersilio Nishani është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Mjekësisë në Vienë.

Postimi i plotë

Të nderuar miq, bashkëlidhur po ju përcjell një shënim të tim biri Dr. Ersilio Nishani, diplomuar në Universitetin Shtetëror të Mjekësisë në Vienë, mbi studimin e papërgjegjshëm të Akademisë së Shkencave, publikuar dje.

Dr. Ersilio Nishani

Maskarada e menaxhimit të Pandemisë në Shqipëri, nuk kursen as institucionin më të lartë të shkencës në vend!

Ky studim qesharak, nëqoftëse është i vërtetë, është absolutisht mashtrim i një niveli diletant!

1- Për momentin nuk egziston asnjë analizë serologjike që vërteton me specifitet dhe sensitivitet të mjaftushëm një post-infeksion me COVID-19.

2- Nuk egziston asnjë studim bazë i mirëfillët që vërteton mbrojtje imunitare pas një infeksioni me COVID-19, që do të thotë se nuk njihet përqindja e popullsisë që përfiton imunitet mbas infeksionit.

Për më tepër, nuk dihet sa zgjat një mbrojtje e mundshme imunitare.

3- Nuk ka vetëm 1 tip të COVID-19, por të paktën 2 të identifikuar deri tani.

Edhe sikur hipoteza e pavërtetuar të tregojë imunitet nga njëri tip, nuk mund të thuhet se ai vlen dhe për tipin 2.

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse ky studim e ka vendin në incenerator dhe jo në media.

Le te supozojmë se arsyet e sipërenditura janë të gjitha gabim.

Le të supozojmë që Akademia e Shkencave drejtohet nga alienë me teknologji dhe inteligjencë të avancuar dhe sigurisht zotëron fonde prej miliona eurosh që i mundësojnë testime serologjike ekzakte si dhe testime në masë (që një studim të ketë një domethënie statistikore do të

Lexo edhe :  Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: Pranverë në liqenin e kryeqytetit të Veriut

duhej një numër shumë i madh testimesh (flas miliona).

6% e popullsisë së Tiranës (le të themi 1 milionë banorë) janë 60.000 banorë.

Pra sipas Akademisë 60.000 banorë kanë kaluar një infeksion me COVID-19. Statistikat e MSH që do të ishte organi kryesor bashkëpunues me Akademinë e Alienëve tregojnë rreth 4000 individë të testuar pozitivë.

Sipas Akademisë së Alienëve në Tiranë ka 15x më shumë të infektuar sesa të konfirmuar nga MSH në të gjithë vendin. Absurditet pa mbarim…

Në fund të ditës, nuk kam asnjë kundërshti ndaj praktikave shkencore në Shqipëri.

Problemi im është që një person që lexon këtë botim dhe bën 2 llogaritje në kokë, thotë se i bie që vetëm 1 ne 15 njerëz paska simptoma të mjaftueshme që testohen.

Sipas statistikave zyrtare, për të cilat kam rezerva të tjera, vdekshmëria nga COVID-19 në Shqipëri është më pak se 3% (më e ulët se në Austri).

Nqs 1 në 15 është testuar (ose 6% e të infekturve) dhe vetëm 3% e këtyre 6% kanë vdekur i bie që COVID-19 ka një mortalitet total prej 0,2% (gjithmonë duke ndjekur logjikën ndricuese të Akademisë së Alienëve).

Cili njeri merr seriozisht një sëmundje me vdekshmëri 0,2% ? Askush !

Pseudostudimi i Akademisë nxit papërgjegjshmërinë në shoqëri ! Shqiptarët kanë nevojë për përgjegjshmëri maksimale në këto ditë.

Maskat dhe distancimi social nuk janë sakrificë! Janë heroizëm – cdo ditë që kalon me distancim social shpëton jetë njerëzish.

Në kohë që qeveria qëndrore dhe lokale po dështon me kontrollin e COVID-19, cdo shqipëtar duhet të bëhet pak hero për të mbrojtur as më shumë dhe as më pak, por njerëzit e shtëpisë ku jeton.

Harrojeni imunitetin, harrojeni vaksinën, harrojeni kurën, harrojeni valën e parë, të dytë, të tretë.

Nqs nuk veproni tani, kjo skamje do zgjasi për muaj të tërë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Do të kandidojë për kryeministër? Ja si përgjigjet Agron Duka

Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe situatën brenda opozitës. Ai...

“SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se një kompani sigurimesh, prej vitesh kontribuon për qytetarët në forma të ndryshme. Prej vitit 2015 SIGAL UNIQA ka ndërtuar...

Hezbollah sulmon sërish Izraelin/ 14 ushtarë të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur...

Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve që po kryhen në këtë...

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit. Ekziston frika...

Lajme të tjera

Web TV