SHBA/ Rikthen konferencat për shtyp lidhur me Covid-19, a do pranojë Trump të ndajë podiumin me Faucin?

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t’i fillojë sërish konferencat për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, në një kohë kur numri i të infektuarve në shkallë vendi vazhdon të rritet.

Vendimi i presidentit për zhvillimin e konferencave të përditshme vjen ndërsa sipas sondazheve mbështetja ndaj tij ka rënë dhe këshilltarët e kanë inkurajuar të japë më shumë informacion rreth përgjigjes së administratës së tij ndaj pandemisë.

Gjasat janë që konferencat të nisin të martën. Presidenti pritet të flasë lidhur me përparimin e shënuar në fushën e mjekësisë për të luftuar pandeminë, përfshirë vaksinat dhe terapitë.

Nuk është e qartë nëse presidenti Trump do të pranojë pyetje gjatë konferencave për shtyp apo nëse do ta ndajë podiumin me të tjerë, përfshirë Nënpresidentin Mike Pence dhe ekspertët e shëndetit publik Anthony Fauci dhe Deborah Birx. Kohët e fundit zoti Trump e ka kritikuar zotin Fauci, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive të vendit. Gjatë një interviste për “Fox News” që u transmetoi të dielën zoti Trump tha se zoti Fauci është “paksa alarmist”. Megjithatë presidenti shtoi se ka “një marrëdhënie të shkëlqyer me të”./VOA

Të fundit

A do të izolohet vendi pas shtimit të rasteve? Skënder Brataj zbulon përse nuk u mblodh Komiteti sot

Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare i ftuar në Shqip Show nga Rudina Xhunga, tha se Komiteti Teknik i...

I dolën qoftet djegëse, klienti rreh me grushta shitësin (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Afyonkarahisar në Turqi. Një klient ka rrahur me grushta shitësin vetëm për shkak se qoftet ishin...

Çudia e radhës/ Bleu telefonin online, nuk do ta besoni çfarë i erdhi në kuti (Foto)

Një grua ka paguar 1,500 dollarë pasi kishte porositur celularin e fundit iPhone 12, por u shokua kur i erdhi porosia, sepse ishte vetëm...

Covid-19 i merr jetën mësuesit të shkollës 9-vjeçare (Emri+Foto)

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të drejtorit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz të Beratit, një tjetër arsimtar është shuar nga...

U tha se nuk do të vinin, Ministria Shëndetësisë: Pas pak mbërrijnë në Rinas mbi 15 mijë dozat e vaksinës Pfizer

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri. Fillimisht ministria njoftoi se ardhja...

Lajme të tjera

Web TV