Kur Faik Konica rizgjidhet kryetar i shoqërisë patriotike “Vatra”, lajmi publikohet edhe nga gazeta “Shqipëtari i Amerikës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari i njohur shqiptar, Faik Konica është pa dyshim një nga figurat më të rëndësishme të publicistikës shqiptare.

Si sot 97 vite më parë, Faik Konica është rizgjedhur kryetar i shoqërisë patriotike “Vatra”. Ishte data 21 korrik e vitit 1923, kur gazeta “Shqipëtari i Amerikës” publikoi lajmin mbi rizgjedhjen e Faik Konicës si kryetari i shoqërisë patriotike “Vatra”. Në këtë artikull pasqyrohet edhe një biografi e shkurtër e patriotit Faik Konica.

Shkrimi është ripublikuar në Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave në faqen e Facebook ku është publikuar dhe foto e materialit origjinal të kohës.

Posti i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme e Arkivave

”Një kabllogram prej Bostoni na lajmëroj se, Kuvendi i përmotshme i shoqërisë patriotike „Vatra” rizgjodhi me një zë për kryetar z. Faik Konitza, një nga të parët kryetarët e rilindjes kombëtare dhe kryelëronjësin e letratyrës shqiptare, sikundër e quan shoku i tij n’ armë Imzot Fan S. Noli.”

Ishte data 21 korrik e vitit 1923, kur gazeta “Shqiptari i Amerikës” publikoi lajmin mbi rizgjedhjen e Faik Konicës si kryetari i shoqërisë patriotike “Vatra”. Në këtë artikull pasqyrohet edhe një biografi e shkurtër e patriotit #FaikKonica.

Gazeta “Shqipëtari i Amerikës” ruhet në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror.
#ArkivatFrymëzojnë ?
#grimcaarkivore ?
#BibliotekaAQSH?

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV