Ekskluzive/Rektori e pushoi nga puna, pedagogia Eliona Kulluri zbardh të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjala.al informoi sot lexuesit e saj dhe të gjithë shqiptarët se rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka pushuar nga puna Zv.Dekanen dhe pedagogen e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof.As.Dr. Eliona Kullurin.

Gazetarja e grupit mediatik “Fjala”, Ina Allkanjari ka kontaktuar në telefon me pedagogen e Departamentit të Politikave dhe Punës , Eliona Kullurin, për ta pyetur për këtë shkarkim të beftë.

Kulluri, në cilësinë e zëvendës kryetares së Senatit Akademik sqaroi për “Fjala” se është shkarkuar sepse ka ushtruar detyrën e saj si zëvendës kryetare duke mbajtur dy mbledhje në mungesë të rektorit Koni.

Gjithashtu, Eliona Kulluri theksoi se mbledhjet e senatit janë bërë sipas statutit me kërkesë të 1/3 të anëtarëve dhe në prezencë dhe me votimin e dy të tretave.

Ajo sqaroi se njoftimin për pushimin nga puna e ka marrë ditën e premte.

Kam ushtruar profesionin tim si Zëvendës Kryetare e Senatit Akademik, kam drejtuar dy mbledhje të senatit, në mungesë të rektorit. Mbledhjet e senatit janë bërë sipas statutit me kërkesë të 1/3 të anëtarëve dhe në prezencë të 2/3 dhe të votimit të dy të tretave.

Unë thjesht kam drejtuar mbledhjen. Njoftimin për shkarkimin e mora ditën e premte, “ deklaroi Eliona Kulluri. Nesër në Gazetën Fjala do të lexoni të plotë përplasjet e rektorit Koni me Senatin Akademik.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV