Milan rinovon me Piolin, me të qëndron dhe Ibra

113 563 lexime

77,492FansaPëlqeje

Të shkarkoje Stefano Piolin pas rezultateve të ndeshjeve të fundit do të dukej si gabimi më i madh.

Pas karantinës për shkak të Covid-19, Milan u rikthye i frikshëm dhe ia doli te merrte rezultate shumë të mira, duke mposhtur skuadrat më të forta të Serisë A.

Klubi kuqezi i Italisë ka rinovuar kontratën me trajnerin, i cili tashmë do të jetë në krye të stolit të Milan deri në vitin 2022.

Kjo marrëveshje është bërë publike nga vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate për mediat.

Ndërsa pas rinovimit të Piolit pritet të qëndrojnë në krye të Milanit edhe pjesa tjetër e stafit drejtues, Maldini-Massara.

“Jam i lumtur dhe krenar për këtë besim që kam marrë nga Milan. Dua të falënderoj të gjithë, përfshi këtu edhe fansat. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur, të jemi një skuadër e vërtetë. Nëse vazhdojmë në këtë rrugë do të jemi akoma më shumë konkurrues”,-tha Pioli pas konfirmimit të tij në krye të Milan.

Ndërsa ky rinovim duket se mund të ndikojë edhe te vendimi i Zlatan Ibrahimovic. Suedezi e vlerëson shumë Piolin dhe mendohet se kjo mund të sjellë edhe rinovimin e tij.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Pogradec/ Dalin pamjet e makinave të shkatërruara nga plumbat, dyshohet se u qëllua 100 herë

Dalin pamjet e makinave luksoze të shkatërruara nga plumbat pas të shtënave me armë mëngjesin e sotëm në parkingun...

Zbulo si i ke punët në lidhjen tënde të dashurisë duke zgjedhur një përqafim

Ndonjëherë, mjafton një përqafim i vetëm për të zbuluar shumëçka rreth partnerit tënd, rreth raportit tuaj aktual dhe si do të shkojë ai. Provoje...

Sabri Godo, shkrimtari zemërgjerë dhe plaku i urtë i politikës

“Me kalimin e kohës jam bërë një njeri më i mirë dhe jam bërë më zemërgjerë ndaj gabimeve të të tjerëve, duke qenë i...

Djarmati: Vllaznia, një peshë e rëndë mbi supe, por unë jam gati

Kroati prezantohet si drejtori i ri sportiv i kuqebluve, shpreson tek suksesi. Matko Djarmati është emëruar në rolin e drejtorit sportiv dhe ish-futbollisti kroat...

U qëllua drejt hotelit të tij/ Pronari konflikte të mëparshme, në 2013-ën i është bërë atentat

Të tjera detaje janë zbardhur nga të shtënat me arnmë zjarri drejt makinave në parkingun e një hoteli në Tushemisht mëngjesin e sotëm. Mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV