Një Shqipëri me TVSH më të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tri argumente që mund të ndihmojnë në dialogun e vazhdueshëm të hartimit të një sistemi më të mirë të TVSH-së në Shqipëri

Çdo përpjekje për të vlerësuar paanësinë e një takse (ose një ndryshim në sistemin e taksave) kërkon përpara të dihet se cilat të ardhura preken në reflektim të taksës.

Ekonomistët shpesh u referohen taksave si regresive, proporcionale ose progresive, por konfuzioni në lidhje me kuptimet e termave kërkon përkufizime të kujdesshme. Përkufizimet që shumica e ekonomistëve përdorin mbështetet në normën mesatare të tatimit, që është raporti i detyrimeve tatimore mbi të ardhurat.

Kjo do të thotë thjesht, se në qoftë se tatimi është regresiv, njerëzit me të ardhura të ulëta paguajnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për taksat, sesa njerëzit më të pasur dhe një pjesë më të ulët të të ardhurave të tyre, nëse tatimi është progresiv.

Në shumicën e vendeve në zhvillim taksat janë burimet kryesore të të ardhurave për qeverinë. Në Shqipëri, të ardhurat nga taksat përbëjnë mbi nëntëdhjetë për qind të të ardhurave totale të buxhetit. Megjithatë, si në shumë vende të tjera në zhvillim, hulumtimet për të matur barrën dhe efektin e taksave indirekte në Shqipëri janë shumë të kufizuara.

Politikat serioze fiskale janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe për të nxitur rritjen ekonomike të çdo vendi. Shpenzimet që tejkalojnë mbledhjen e të ardhurave (deficiti fiskal), mund të kenë një efekt negativ në stabilitetin makroekonomik, nëse bëhen zakon që përsëritet për disa vite. Kjo do të thotë se masat që duhen ndërmarrë, si kundërveprim, janë të lidhura me mobilizimin e burimeve, qoftë burime të brendshme apo nga jashtë, që na tregon rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm që kanë për menaxhimin e përgjithshëm ekonomik të qeverisjes.

Kjo është e vërteta që duhet të thuhet edhe për Shqipërinë, ku të ardhurat prej taksave llogariten të jenë rreth 90,5 për qind e të ardhurave totale të buxhetit, si dhe TVSH-ja që llogaritet se kontribuon më shumë se 33 për qind në totalin e të ardhurave të buxhetit. Në këtë parashtrim ne shprehim idenë se barra e TVSH-së për të varfrit dhe grupet e qytetarëve me të ardhura të ulëta është më e lartë se në grupet e qytetarëve me të ardhura mesatare, por barra apo efekti i TVSH-së bëhet më i ndjeshëm me rritjen e të ardhurave për banorët e zonave rurale.

Krahasimi dhe analiza e të dhënave nga INSTAT-i dhe Ministria e Financave rreth të ardhurave mujore për frymë, barrës relative të taksave, konsumit për frymë dhe TVSH-së mesatare të paguar, tregojnë se barra e TVSH-së për grupin e qytetarëve me të ardhurat më të ulëta është 7,9 për qind, e cila është jashtëzakonisht e lartë, duke pasur parasysh faktin se barra e TVSH-së për grupin e qytetarëve me të ardhura më të larta është vetëm 5,5 për qind.

Lexo edhe :  Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Grupet e qytetarëve me të ardhurat më të larta janë duke ndier një barrë më të lehtë, se qytetarët me të ardhura të ulëta. Nëse marrim në konsideratë të gjitha analizat e bëra deri më sot, mbetet që të sugjerohen disa nënvizime të politikave që përmenden më poshtë dhe që mund të ndihmojnë në dialogun e vazhdueshëm të hartimit të një sistemi më të mirë të TVSH-së në Shqipëri.

Së pari, TVSH-ja mund të bëhet më pak regresive, duke bërë një dallim mes të mallrave të luksit (jo të domosdoshme për jetesë normale) dhe mallrave që përbëjnë një domosdoshmëri për jetesën dhe minimumin jetik. Pra, politika e mirë nuk mban ende një normë të vetme standarde të TVSH-së.

Qeveria mund të vendosë një normë më të lartë të tatimit mbi mallrat që përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve, por me bazë të ngushtë përdoruesish, si dhe duhet të ulë normën e TVSH-së që ka një bazë më të madhe konsumi dhe është në të mirë të mirëqenies së qytetarëve dhe ekonomisë.

Së dyti, përjashtimi shkakton shtrembërim dhe nxit elementet e evazionit fiskal në sistemin e taksave. Por disa përjashtime janë të pashmangshme. Kështu, përjashtimet duhet të kufizohen vetëm në shërbimet bazë shëndetësore, në transportin publik, në bujqësi dhe industrinë e bazuar te produktet bujqësore, si dhe në edukimin publik.

Së treti, një prag i arsyeshëm (i drejtë dhe i përshtatur me ekonominë) mund të zvogëlojë regresivitetin e një sistemi TVSH-je. Kjo politikë mund të ndihmojë grupin e qytetarëve me të ardhura më të ulëta për të siguruar barazinë e TVSH-së.

Edhe pse nga aplikimi i një pragu të lartë mund të mblidhen më shumë të ardhura, rezulton se nga monitorimi i ngushtë i tatimpaguesve të mëdhenj, me anë të modelit të riskut dhe programeve bazë të auditimit, mund të arrihet pikërisht ajo që planifikohet të arrihet nëpërmjet mbajtjes së një pragu të lartë për TVSH-në.  /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Rreth 3/5 e rritjes së PBB-së vjet mund t’i atribuohet drejtpërdrejt apo tërthorazi rritjes së turizmit. Në qoftë se në...

Kam frikë se po harrojmë mësimet nga ajo histori e tmerrshme

E kaluara e familjes sime dhe e Gjermanisë, rëndon shumë mbi mua. Dhe kjo është arsyeja pse ndihem kaq fort për Gazën Nga Eva Ladipo Zakonisht...

Amerika e përshkruar në Luftën Civile nuk është gjysma aq alarmante sa ajo reale

Me Donald Trump dhe trazirat në Capitol Hill në gjykatë, atmosfera e stuhishme apolitike e kësaj distopie ndihet si një polic. Nga Ema Brockes Ndërsa gjykata...

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të...

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit të 2013-ës e...

Lajme të tjera

Web TV