Rindërtimi i pallateve/Këshilli i Ministrave kalon fondin prej 16 mld lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

16 miliardë lekë është fondi i cili ka kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe që do të shkojë për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ky fond do të shkojë në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë por jo për territorin e bashkisë së Tiranës.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave theksohet se ky është fondi i parë që jepet për rindërtimin e pallateve të dëmtuara pasi fondi për rikonstruksion është dhënë më parë .

 

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 Korrik 2020:

V E N D I M

PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), TË DËMTUARA, NË ZONAT E SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, shkronja “a”, pika 1, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 16 198 330 089 (gjashtëmbëdhjetë miliardë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë milionë e treqind e tridhjetë mijë e tetëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.
  2. Përdorimin e fondit, të miratuar në buxhetin e vitit 2020, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në masën 3 239 666 018 (tre miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) lekë pa TVSH, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.
  3. Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” të programit 06210 “Programe zhvillimi“, i shtohet fondi prej 3 239 666 018 (tre miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) lekë pa TVSH.
  4. Fondet e mbetura të papërdorura, pas përfundimit të procedurave të prokurimit në zbatim të këtij vendimi, kthehen në zërin “Fondi për rindërtim”, të buxhetit të shtetit.
  5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Lexo edhe :  Gjykata shtyu vendimin për "21 Janarin", flet analisti: Do shkojë drejt Spak-ut

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Rama: Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore: Lufta ndalet, duke ndalur agresorit. Ukraina meriton të mbështetet dhe të...

Rama në konferencë me Zelenskyn: Të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kombi shqiptar mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë...

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Erdogan: Gati të rikthejmë palët në tryezën e bisedimeve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Në një videomesazh presidenti...

FOTOLAJM/ Shkrepet fotoja familjare e samitit për Ukrainën, Rama dhe Zelensky në qendër

Pas përfundimit të punimeve të samitit për Ukrainën në Tiranë, liderët pjesëmarrës janë bashkuar për të shkrepur foton familjare. Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës...

E veja e Navalnyt: Nuk jam e sigurt nëse funerali i Alexey do jetë paqësor!

E veja e Alexey Navalny thotë se nuk është e sigurt nëse funerali i tij do të jetë i qetë ose nëse policia do...

Lajme të tjera

Web TV