Covid-19 prek Kombëtaren, portieri kuqezi rezulton pozitiv

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Koronavirusi ka prekur edhe kombëtaren shqiptare të futbollit. Portieri i Under-21, Andrea Hoxha ka rezultuar pozitiv në testin që i është bërë për virusin vdekjeprurës.

Gardiani që aktivizohet me Vilengen në ligën e pestë të futbollit gjerman, tregoi se ditën e dielën kishte kryer testin.

Përmes një postimi në ‘Instagram” ai bëri publik këtë lajm, ku shprehet se është prekur nga Covid-19, por gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

“Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha.”,-shprehet portieri.

 

Ndërkohë duhet theksuar se janë të shumtë personazhet e futbollit që janë infektuar nga koronavirusi.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, i ftuar sot në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

Dashamir Shehi do jetë i ftuar sot në orën 18:30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA...

U asfiksuan nga gazi në minierë, trupat e viktimave u gjetën në 100 metra thellësi (DETAJET)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur në minierën e Selishtës ku mbetën të vdekur 3 persona, një inxhinier dhe dy...

Zgjedhjet e 2021-shit, fati i gjashtë partive të reja 6 muaj para votimit

Kur kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, në horizontin politik po shfaqen gjashtë subjekte të reja politike, katër prej...

Horoskopi, 29 tetor 2020

Dashi Reputacioni duhet të jetë shqetësimi juaj kryesor tani, që do të thotë se mund të keni nevojë të bëni gjëra që normalisht nuk do...

Nxirren pas 48 orësh tre viktimat në minierën e Selishtës

Tre persona të cilët humbën kontakte me familjarët janë nxjerrë të pajetë pas 48 orësh nga miniera e Selishtës në të cilën punonin. Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV