Covid-19 prek Kombëtaren, portieri kuqezi rezulton pozitiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka prekur edhe kombëtaren shqiptare të futbollit. Portieri i Under-21, Andrea Hoxha ka rezultuar pozitiv në testin që i është bërë për virusin vdekjeprurës.

Gardiani që aktivizohet me Vilengen në ligën e pestë të futbollit gjerman, tregoi se ditën e dielën kishte kryer testin.

Përmes një postimi në ‘Instagram” ai bëri publik këtë lajm, ku shprehet se është prekur nga Covid-19, por gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

“Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha.”,-shprehet portieri.

 

Ndërkohë duhet theksuar se janë të shumtë personazhet e futbollit që janë infektuar nga koronavirusi.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV