Iu ndalua hyrja në stadium, tifozët polakë habisin të gjithë me gjetjen gjeniale

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

https://youtu.be/JfTQ9zY6hc0
Mbyllja e stadiumeve për shkak të pandemisë së Covid-19 i ka vënë në lëvizje një grup tifozësh në Poloni që të gjejnë mënyrën për të ndjekur ekipin e zemrës nga afër.

Ata kanë gjetur zgjidhjen që të shikojnë ndeshjet e futbollit, por duke ruajtur me çdo kusht distancimin fizik.

Këta persona morën me qira vinça kran që bashkitë i përdorin për të rregulluar ndriçim në qytete dhe i vendosën jashtë stadiumit për të ndjekur ndeshjen.

Dashuria e madhe për një ekip, qoftë ai i një ligë të lartë apo jo në Poloni, i ka vënë në lëvizje të pasionuarit pas futbollit.

Ata i vendosën vinçat kran në një pozicion që të mund të shikonin ndeshjen sikur të ishin brenda në stadium.

Këta persona kanë gjetur zgjidhjen që prej disa muajsh kërkohej nga të gjithë tifozët e futbollit, apo edhe sporteve të tjera.

Tashmë ndjekësit e tyre nuk kanë pse i shohin ndeshjet nga ekrani në shtëpitë e tyre, por mund të provojnë sërish ndjesinë e të ndjekurit të skuadrës së zemrës në grup.

Megjithatë duhet theksuar tashmë në një tjetër mënyrë dhe me rregulla të reja./Katerina Tafa/Fjala.al/


Të fundit

Emocionuese/ Donaldi nuk i reziston dot Bora Zemanit, e puth në Big Brother (Foto)

Një moment i shumëpritur nga të gjithë kur Bora Zemani u fut në shtëpinë e Big Brother. Në fillim ajo...

Kreu marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar, arrestohet mësuesja

Një mësuese 25-vjeçare është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 14-vjeçar. Fatinham Hossain nga Horsham, West Sussex u dënua të premten në...

Berlusconi lirohet nga akuzat për lidhjet me Ruby-n

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shpallur i pafajshëm për njërën nga tre akuzat për procesin “Rubi”, atë të korruptimit të dëshmitarëve. Gjykata e Sienës...

Zjarr në Vlorë, flakët shkrumbojnë stallën me jonxhë

Një stallë me jonxhë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Cerkovinë, në Vlorë. Jonxha ishte e magazinuar në një godinë të vjetër dhe...

Përfshihet nga flakët lokali në Elbasan, raportohet për dëme materiale

Një lokal në rrugën “Rinia”, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në qytetin e Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të premteje. Zjarri,...

Lajme të tjera

Web TV