Meta takon komandantin e FSK-së: Kosova meriton të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

113 563 lexime

77,342FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

Pas takimit, në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.

Postimi i plotë:

Prita sot në një takim vëllazëror, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

Ndamë mendime tepër të vyera në lidhje me domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura, me qëllim përballimin me sukses të sfidave të sigurisë kombëtare që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.
Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.

I shpreha mirënjohjen e thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar nga FSK dhe Kosova jonë e dashur ndaj Shqipërisë, që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 🇦🇱❤️🇽🇰

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Nëse kjo shenjë ju del në telefon, atëherë dikush po dëgjon bisedat tuaja

Nëse jeni përdorues iPhone dhe vëreni një pikë të vogël portokalli që shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit,...

Rikthimi i tifozëve në stadiume/ Ministri italian i Sporteve zbulon risinë

Tifozët janë esenca e futbollit dhe ata po i mungojnë këtij sporti aq shumë sa i mungon uji shkretëtirës. Edhe pse Covid-19 vazhdon të...

Klaudia Pepa “i vë flakën” rrjeteve sociale, pozon e zhveshur në vaskë (FOTO)

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka pozuar e zhveshur. Në llogarinë e saj në Instagram me ndjekësit e ka ndarë një foto në të...

Kërkesat e Ligës, Meta: Krizë në të gjitha sektoret, qeveria të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit

Presidenti Meta përmes një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me kërkesat e Ligës së Futbollit. Meta shtë shprehur se ka një krizë...

Habit Sharon Stone: De Niro është aktori që puth më mirë

Aktorja me famë botërore, Sharon Stone, ka treguar se në karrierën e saj 40-vjeçare, Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur...

Lajme të tjera

Web TV