Për herë të parë pas 30 vitesh, Liverpool fiton titullin e Premier League

113 563 lexime

77,354FansaPëlqeje

Liverpool ka fituar titullin kampion të Premier League për herë të parë pas plot 30 vitesh.

Sezoni 1989-1990 ishte i fundit kampion për këtë skuadër, që kishte shumë kohë që kërkonte kupën e elitës së futbollit anglez.

“Të kuqtë” e numërojnë trofeun e 2019-2020-ës si të 19-in që nga krijimi i klubit të tyre.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp renditet e dyta pas Manchester United për numrin e kupave të Premier League.

Ata kanë luajtur 37 nga 38 ndeshje që ka sezoni i këtij kompeticioni dhe “Të kuqtë” e Anglisë ia kanë dalë të sigurojnë 96 pikë, plot 18 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes me Chelsea-n që u mbyll me rezultatin 5-3 për kampionët,  Liverpool mori trofeun dhe festoi fitoren historike.

Kjo është hera e parë që një skuadër e këtij kampionati merr fitoren kaq shpejt, pra para mbylljes së sezonit.

Në 37 takime të zhvilluara deri më tani “Të kuqtë” kanë marrë 31 fitore 3 humbje dhe 3 barazime.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Turqi/ Testohet makina fluturuese, “Cezeri” e para e këtij lloji

Teknologjia gjatë viteve të fundit ka shënuar ndjeshëm progres. Pas krijimit të markës vendase të automjeteve dhe trenit të shpejtësisë...

“Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka”, urimi special i Ramës për Helena Kadarenë

Helena Kadare është shkrimtare dhe përkthyese e njohur shqiptare, por njëkohësisht edhe gruaja e Ismail Kadaresë, veprat e të cilit janë përkthyer në 45...

Çfarë i bën dy të huaj të tërhiqen nga njëri-tjetri

Shumica prej nesh e kanë provuar të paktën një herë në jetë të takoheni me dikë dhe brenda pak minutash e dini se do...

Francë/  24 orët e fundit shënojnë 10500 raste pozitive me COVID-19

Franca arriti të regjistrojë më shumë se 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, më pak se një ditë më...

Tiranë/ Gjendet i vdekur mjeku anestezist në hollin e spitalit privat

Një ndihmës mjek anestezist është gjendur i pajetë në hollin e një spitali privat. Bëhet me dije se personi i identifikuar me inicialet M.A,...

Lajme të tjera

Web TV