Sezoni nuk ka mbaruar akoma, por Barcelona tashmë i ka gati planet e merkatos së verës.
Klubi katalanas po planifikon të marrë në Camp Nou Lautaro Martinez si objektivin e tyre kryesor, ndërsa kanë në plan të shesin plot 12 lojtarë.
Sipas raportimeve të “Marca” largimi i këtyre lojtarëve jo vetëm që do të jetë e dobishme për financat e klubit, por do të ndihmojë në pastrimin nga skuadra të lojtarëve që nuk kanë besimin e drejtuesve.
Disa emra aktualisht nuk janë në planet e Quique Setien në ekipin e parë, ndërsa ka të tjerë që duhet të kthehen nga skuadrat ku kanë qenë si huazim.
Barcelona ka gjithsej 12 lojtarë në listën e transferimeve këtë verë – të mjaftueshme për të formuar një ekip të tërë.
Ata janë Norberto Neto , Nelson Semedo , Samuel Umtiti , Junior Firpo , Ivan Rakitic , Arturo Vidal , Ousmane Dembele dhe Martin Braithëaite , plus Carles Alena , Rafinha Alcantara , Jean-Clair Todibo dhe Philippe Coutinho .
Në një botë ideale, Barcelona do t’i shiste të gjithë këta futbollistë në këmbim të shumë parave, gjë që do të zgjidhte problemet ekonomike të klubit.
Jo vetëm që do të rriste financat e Blaugrana , por do t’u lejonte atyre të blinin të gjithë lojtarët që klubi i do si pjesë të vetën.
Megjithatë, Barcelona e di se ky skenar ideal nuk është asgjë tjetër veçse një ëndërr dhe se shitja e të gjithë 12 lojtarëve nuk do të jetë e mundur brenda një merkatoje.ka.ta/Fjala.al/