Gazetarja i kthehet Vilma Nushit: Mallkimet zënë atë që …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur, Egla Bardhi që mbulon çështjet e shëndetiti ka reaguar pas letrës së biznesmenes Vilma Nushi shkruan nga spitali ku ndhodhet e sëmurë me COVID-19.

Së pari, ajo nuk beson që Vilma Nushi të jetë sëmurë, sepse sipas saj një i sëmurë ka hallin e shëndetit dhe jo të atyre që e sulmojnë atë. Dhe së dyti, gazetarja Bardhi me nota shumë të forta kritike shprehet se mallkimi zë ata që kanë bërë padrejtësi duke përfituar në kurriz të popullit

Postimi i plotë gazetares:

E dashur Vilma, sërish të uroj shërim të plotë dhe të shpejtë, madje aq të shpejtë sa fluturimi i charterit që të dergoi drejt spitalit me 7 yje. Nuk jam mjeke, por të shkruash një letër aq të gjatë në shtratin e oksigjenit dhe të kesh lexuar më parë lart e poshte se ca kanë thënë për ty, më bën optimiste se je si kokrra e mollës dhe per këtë nuk kam dyshim. Po te mendoja të kundërtën nuk do të shkruaja fare. Të jesh në shtratin e oksigjenit mendoj se të vetmit që të vijnë në mendje janë familjarët dhe njerzit që të duan, mbase edhe “Perandoria”që po lë pas, jo ata që nuk të duan e të mallkojnë. Gjithsesi unë I uroj shëndet dhe jët cdo njeriu në rruzullin tokësor. Po fundja pse të ha meraku për mallkime. Thonë se mallkimet te zënë vetëm nese i je fut njeriu në hak. A i je future njeriu në hak ti Vilma, Iliri, Gerta dhe soji juaj? Emrin tënd zonjë as se njihja, as se kisha dëgjuar kurrë, e mësova vetëm kur fitove tender plot 120 milion euro me ju bë shqiptareve analizë urine dhe gjaku. Nuk të kisha dëgjuar kurrë edhe pse mbuloja sistemin e shendetësisë si gazetare. Fundja ti Vilma nuk ishe marrë me shëndetësi, kishe shit duhan, molto, vaj, banane e plot produkte të tjera me të cilën ndërtove “Perandori” ndaj u habita si kalove direkt në analizën e urinës dhe atë të gjakut. Po ti Vilma nuk e përmend askund PPP e famshme të check up në letrën tënde të gjatë, shkruar nga shtrati me oksigjen. Rastësi të ishte vallë. Por, kjo nuk më shqetësonte, por kur pashë që taksat e mia po shkonin për rrush e kumbulla kjo më shqetësoi ca. Që thua ti Vilma psh në Arras një fshat të Dibrës nuk ka laborator, as mjek as sistem dhe deri kur vinte urina në Tiranë ishte bërë farmak e gjaku ujë. Si Arrasi edhe qindra zona të tjera që ti zonjë pretendon se bën check up dhe po nxirrje sistemin e shëndetësisë nga bataku që e kishin lënë të gjitha qeveritë. Por, në fund të fundit unë skam asgjë me ty, ti bën biznes zonjë po ti dhanë pse mos ti marrësh edhe pse e dimë që I ke kthyer një pjesë mbrapsht, por prap të kanë mbet plot. Sa për zili nuk mendoj se je për tu patur. Zili është kur njerëzit te duan, jo të të shajnë e mallkojnë. Zili eshte te jetosh ne paqe dhe qetësi. Nashi shërim të shpejtë o Vilma, por nuk ma the e ke bërë ndonjë herë analizë urine në check up 120 milon urosh se merak e kam me e dit. Puc, puc o Vilma dhe pushime të mbara nga spitali me 7 yje.

Lexo edhe :  “Journal des Femmes”: Shqipëria destinacioni ideal për udhëtarët dhe natyrë të virgjër

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar...

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihet ende...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Lajme të tjera

Web TV