“Mos u ngopsh me lekë kur thua që s’kam”/Letra e Vilma Nushit “ndez” rrjetin, ja komentet pro dhe kundra saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmenja Vilma Nushi, e cila është infektuar me COVID-19, iu është drejtuar sot qytetarëve me një letër publike, pas mallkimeve të shumta të marra nga ta. Ajo njihet si fituese e shumë tenderave publikë në vendin tonë, ku një prej tyre është dhe ai i check up-it në shëndetësi.

Por letra e sotme, ka “rindezur” edhe njëherë reagimet e qytetarëve. Ka nga ata të cilët i urojnë shërim të shpejtë, por komentet e shumta kanë qenë kundra saj, pasi e shohin si një biznesmene që ka bërë padrejtësi në kurriz të popullit.

Disa nga komentet kundra saj:

“Eke hakë se na ke mare më qafë kurse ne te kemi bere te pasur. pse mos te beshe karshikek se ja hodhe ne turqi pse ndejte ketu po nuk ta mbajti tu dhims koka”

“Shume qenke hallakatur duke u munduar te na shpegoshe kalvarin e gjate te vuajtjeve dhe sikleteve qe ne funde te karapultuan bilioniere?!!!!!!Do habiteni nese do merrja mundimin dhe arsyetimin tiua hudhja poshte te gjitha pretendimet TUAJA.Asgje personale me Juve por me pasurine tuaj.-Te njehesosh vuajtjet Tuaja me te dhqiptareve qe kane lene kocat-:sa ne dete per Itali e sa ne male per Greqi!!!e kurre su bene dot milionere!!!!-jane vite drite large “REALITETIT”Tend?!!!Ke te drejte kur thua:-sjane parate e mia!!!!Po e vertete-Jane parate e (CEKAPIT)Tend-qe kane paguar shqiptaret!!!-dhe ne funde disa prej tyre kane rezultuar:-burrat-shtatezenedhe-gate me prostate.!!!!ti lejme te tjerat!!!Ahhhh…sikur te njihja nje tjeter shqiptare qe ti jete shperblyer mundi dhe sakrifica si Juve?!!!!Gjithesesi :-ALLAHU ka bere te mundur qe :-Askush ne BOTEN e pertejme nuk transporton leke e pasuri!!-Ne kte jete po!!!-Po xhironi gjithe BOTEN!!!!.”

“Ju i keni marr pasuri per ne te varferi nai mohojn se me mir te kesh nje mik se sa nje ciflig asnjeher ska shku prona ke i zoti i kan marr pushtetaret pronat tona kushedi sa pare kemi harxhu me bo ato dekumenta shko ne tiran shko ne lushje por jan ven neper zyra militantet qe nuk marrin vesh nga dekumentat vetem te percjelli”

“Ti ske frik nga mammkimet e njerzve te ndershem por duhet te kesh tmer ng i Madhi Zote ,se Ai nuk te fal kure,moj mendje e ushqyer me delir,prej hajdutesh”

“Po po ke drejt qe rall trapin me popullin por zoti do te vij hakut do me kujtosh kur te dalin fjalt e mia”

“djersa e popullit heret apo von ka per tju ngaran shpirtin te tan hajdutave.”

“A nuk je dhe ti si ne moj zonjë pse ike ti a ke gjak si yni ti po familje si ne ti ti me parat tona po kurohesh jashtë po ne ku ti gjejmë parat për shërim ti ja mbathe me avion nga shqipëria po ne ku të shkojmë sa për lekët populli thot ku ka zë nuk është pa gjë lexova të gjith sms e publikuara si nuk gjeta vetëm nji që përkrah ty biles dhe as Nafijet e Skënderbeut tend nuk të përkrahin akoma nuk e kupton se je njeri i urryer nqs ke përvetësuar parat tona të zent haka jon kësaj drejtësie të rilindjes i shpëton po drejtësis se zotit jo ai të të gjykoj”

“Ishalla mos u kthefsh kur ne shqiperi”

“Mos u ngopsh me leke kur thua qe skam”

Disa nga komentet pro Vilma Nushit:

Lexo edhe :  Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

“Zonja Vilma, as ju njoh dhe as me njihni, por me zemer ju uroj sherim te shpejte, per te miren e familjes tuaj, per jeten tuaj ne radhe te pare se jeni e re !! Me ne fund duhet te kuptojme se ky eshte kapitalizmi, por nuk do ishte keq qe shteti te mendonte dhe per njerzit qe mezi sigurojne buken, ose per pens. si puna ime, qe nuk sigurojme dot as ilacet. Nuk e keni ju ne dore kete, por kuptoini dhe ata njerez, qe nga halli edhe mallkojne, por qe jam e sigurte qe nuk mallkojne me shpirt. E kam vene re qe mallkohet kushdo qe eshte pasuruar, por dhe nje here, ky eshte kapitalizmi. Me ne fund, u kthefsh shendoshe e mire ne krye te punes tuaj !!”

“Nuk e njof dhe nuk e di kush eshte zonja Vilma,por nje gje di qe eshte nje grua qe luftoi te bente bizness ne kohen kur shumica grave kenaj duke shijuar ndejtjeen ne shtepi mendoj kur nje grua ka ngrit nje bisnes ne ate kohe,ka luftuar shum ,pastaj eshte dhe me fat, sduhet me nxjerr mllef, une i uroj sherim te shpejt dhe te vije prane familjes.”

“Kujt i.duhej ky refim.Pasurine e ke me vlere te shtuar. Por qofsh mire.”

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gara për të rrëmbyer “trurin” e botës, cilat vende janë “gjahtarët” më të rrezikshëm

Për politikat më të fundit, merrni rastin e Gjermaninë, ku rënia e popullsisë është një shqetësim në rritje. Vendi...

Jup Kastrati dhe At Justin Rrota dy mendje të ndritura me shpirt atdhetar

Nga Shpendi Topollaj   Pak kohë më parë, doli nga shtypi libri prej 645 faqesh “EPISTULAR” i Prof. Jup Kastratit me At Justin Rrota gjatë viteve...

Propozimi i pahijshëm, kur paratë shkatërrojnë dashurinë dhe dashuria triumfon mbi paratë

Nga Leonard Veizi   Nuk ka më befasi rreth sentencës që: me para mund të blesh gjithçka, madje edhe atë që konsiderohet e pashitshme. Që do...

Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

Nga Ema Brockes   Në epokën çuditërisht shqetësuese të presidencës së Xhorxh W Bushit, kishte diçka që njerëzve u pëlqente ta quajnë me pompozitet "opozitë kulturore"....

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast...

Lajme të tjera

Web TV