Kategoria e Parë luan të parafundit, luftohet vetëm në grupin e Jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, e ka mbyllur garën sa i përket betejës për ngjitjen në Kategorinë Superiore, por vijon betejën në nëngrupet e mbijetesës, për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë. Në fakt, në grupin A, apo grupin e Veriut, çështja e rënies nga Kategoria e Parë u zgjidh jashtë fushës së blertë, fillimisht me përjashtimin e Shkumbinit dhe, së fundmi, edhe të Tërbunit të Pukës, të dyja të ndëshkuara për shkak të dhunës ndaj gjyqtarëve dhe kundërshtarëve.

Kështu, është luajtur vetëm një përballje në kuadër të këtij grupi, ajo midis Dinamos dhe Veleçikut, e cila luhej për statistikë, pasi llogaritë ishin mbyllur. Ishte skuadra nga Kopliku ajo që triumfoi me rezultatin 0-1 në takimin e zhvilluar të shtunën në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Ndërkohë, krejt ndryshe është gjendja në grupin B, apo grupin e Jugut, aty gjithçka është ende e hapur sa i përket skuadrës që do të shoqërojë një nivel më poshtë Shënkollin e rënë prej javësh edhe matematikisht nga Kategoria e Parë.

Në 3 sfidat e Grupit B, të luajtura të shtunën, Elbasani arriti një fitore jetike ndaj Devollit, teksa do t’i mjaftojë një fitore në sfidën e fundit ndaj Shënkollit, për të siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, ka pagur festival golash në Cërrik, aty ku Turbina vendasi mposhti Shënkollin me shifrat 7-2 dhe përmirësoi edhe golaverazhin. Përkundër pritshmërie për një tolerim, përballja tjetër, ajo mes Orikut dhe Ilirisë së Fushë-Krujës u mbyll me fitoren 2-1 të vendasve, të cilët sigurojnë edhe matematikisht vendin e parë në renditjen e këtij nëngrupi të mbijetesës.

Java e fundit do të jetë vendimtare për sa i përket objektivave të ekipeve, por më i rrezikuar është tanimë Devolli, që pret Orikun në shtëpi, ndërsa Iliria pret në Fushë-Krujë Turbinën. Sfida tepër vendimtare që do të përcaktojnë skuadrën që do të zbresë direkt nga kategoria dhe atë që do të shkojë në “play-out”-in midis Kategorisë së Parë dhe asaj Të Dytë. Iliria mjafton të mundë në sfidën e fundit cërrikasit, të cilët janë të sigurt sa i përket mbijetesës. Ndërsa Devollit i mbetet vetëm shpresa për një qëndresë të Turbinës në Fushë-Krujë, duke shpresuar gjithashtu të mundë Orikun.

Të fundit

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

Lajme të tjera

Web TV