Letra e Lasgush Poradecit drejtuar vajzës së tij: Jam si gur në lum, që uji shkon por guri mbetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhet publike letra emocionuese që Lasgush Poradeci i ka shkruar vajzës së tij Kostandina.

Letër e cila i përket vitit 1974, ku shkrimtari i njohur Lasgush Poradeci i ka shprehur bijës së tij të madhe filozofinë e jetës dhe gjithë ç’ka ndjente ai.

Këshillat dhe dashuria që Lasgushi i ka shprehur vajzës së tij janë shumë emocionuese.

Ai ka zgjedhur të ilustrojë filozofinë e tij për jetën nëpërmjet disa vargjeve duke i thënë kështu bijës së zemrës që do të jetë gjithmon aty për të.

“Unë jam si gur në lum, që uji shkon por guri mbetet” shkruhet në letrën e tij kushtuar Kostandinës.

Kjo letër emocionuese është bërë publike nga gazetarja e njohur Beti Njuma e cila në ditë fundjave ka menduar të ndajë me miqtë e saj këta rreshta të vyer të Poradecit.

Letra e Lasgush Poradecit

LASGUSH PORADECI

Letër vajzës së tij të madhe Kostandina, 1974

“… që të jetë njeriu vetëm duhet fuqi e madhe e zemrës, si dhe fuqi e madhe e shpirtit, them që e kam atë fuqi durimtare aq të madhe, d.m.th.aq sa më duhet për valët e jetës. Shumë herë dëshpërohem me një dëshpërim humbas kurajën, kurajën e madhe, shumë herë më ka lëshuar kurajo po prapëseprapë kam mundur ta marr veten, t’i kaloj valët, ta kaloj ujin, edhe kështu, bijë e babit, jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet. Kjo është filozofija e babkës tënd, tjetër filozofi nuk gjeta dot, tjetër filozofi nuk kishte si të qëndroj të mos rrëzohem dhe të kaloj një çikë më tej”  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij,...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas lajmit të bukur që...

Lajme të tjera

Web TV