Ibra dhe Donnarumma pranojnë ulje rroge për të qëndruar tek Milan

113 563 lexime

77,492FansaPëlqeje

Dy yjet më të mëdhenj të skuadrës së Milanit, Zlatan Ibrahimoviç dhe Gianluigi Donnarumma kanë pranuar uljen e rrogës për të qëndruar te kuqezinjtë.

Sipas La gazetta dello sport, ata janë parë dje në shtëpinë e agjentit të tyre të përbashkët Mino Raiola në Monte Carlo.

Të dy lojtarët kanë pranuar të shkurtojnë pagesën e tyre vetëm për të mos u larguar nga skuadra dhe nga mediat vendase besohet se ky vendim i atribuohet qëndrimit të trajnerit Stefano Pioli, i cili pranoi një kontratë tjetër 2 vjeçare me Milanin.

Suedezi është i gatshëm të ulë pagën nga 6 në 5 milionë në vit, një shifër që gjithsesi mbetet e lartë për standardet e reja të Elliot. Ndërsa së fundmi ka lindur dhe një hipotezë tjetër, që supozohet të jetë ndarja e shumës 6 milionë në dy vite, pra për një kontratë dyvjeçare.

Kjo alternativë  mund t’i përshtatet lojtarit, por jo klubit kuqezi, që kurrsesi nuk dëshiron të nënshkruajë për 2 vite me një 38-vjeçar.

Megjithatë vendimi përfundimtar do të varet nga takimin mes Raiolas dhe drejtuesve të Milan.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Tuna bën realitet “ëndrrën shqiptare” /Foto

Në fillim të viteve ’90, Amerika ishte ëndërr për shumë shqiptarë. Madje edhe sot ajo mbetet ëndërr për shumë...

Iu bë atentat sot në mëngjes, pronari i hotelit në Tushëmisht tregon tmerrin e përjetuar: Jemi të kërcënuar

Pronari i hotelit në Tushemisht, që iu bë attentat me armë zjarri dy herë brenda javës, Jetmir Muçllari, ka folur për mediat. Sipas tij ngjarja...

Zhduket e mitura në Vlorë/ Babai kërkon ndihmë mes lotësh: Telefonata e fundit që bëri

Një vajzë  e mitur e moshës 14-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Vlorë duke humbur kontaktet me familjarët tre ditë më parë. Babai...

Ditën “arrest shtëpie”, natën dilnin grabisnin me dhunë, në pranga dy adoleshentë

Thyen masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe kryenin vjedhje gjatë natës, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Burime policore bëjnë me dije se...

“Unë ‘gjatoshi gjuhëshpatë’ dhe ai ‘gjarpëroshi mendjemprehtë’”, Rama kujton Sabri Godon

Kryeministri Edi Rama në një homazh për Sabri Godon, postuar në rrjetet sociale, kujton se atij i dukej ironike “që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i...

Lajme të tjera

Web TV