Kasmi: Mehdi Frashëri bashkëpunëtor, jo tradhëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mehdi Frashëri është kryeministri i 14-të në historinë e shtetit shqiptar. Ai është padyshim një nga personalitetet më të larta të politikës dhe kulturës shqiptare dhe me kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit shqiptar. Gjatë pushtimit gjerman Mehdi Frashëri u thirr nga gjermanët nga Italia ku ishte internuar nga fashistët dhe u emërua regjent. Historiografia komuniste e ka etiketuar atë tradhëtar dhe ende kjo zyrtarisht nuk i është hequr. Por a duhet që edhe sot ne ta quajmë bashkëpunëtor Mehdi Frashërin? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU studiuesi Marenglen Kasmi jep përgjigjen e prerë. 

 -A mund ta quajmë Mehdi Frashërin tradhëtar?

-Termi tradhëtar mendoj se nuk është termi i duhur. Sepse jemi në një kontekst kohor ku njerëzit veprojnë sipas atyre mendimeve apo prirjeve që ata kanë. Bashkëpunëtor patjetër.

-Bashkëpunëtor?

-Patjetër! Kur vendi pushtohet dhe ti vihesh në shërbim… Mehdi Frashëri për mendimin tim, do kishte bërë mirë të mos ta kishte dashur aq shumë Shqipërinë sa në moshën 74 vjeçare të kthehej për 14 muaj në Shqipëri./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=oASlJb1Bn8s

 

Të fundit

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Lajme të tjera

Web TV